Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Tiranë, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes: Nuk hedhim gurin e fshehim dorën, Kosova s’është rivale e Shqipërisë (VIDEO)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave në Shqipëri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave në Shqipëri. Në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë se subjekti që drejton është forcë qeverisëse dhe jo protestuese, duke theksuar se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë rivale e Shqipërisë. “Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur t'ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. Por, të dashur delegatë, ne jemi forcë qeverisëse dhe nuk jemi forcë protestuese. Edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave u kemi dalë në ballë vetë dhe kurrë nuk kemi ndenjur anonim. Nuk e kemi vlerësuar kurrë si të denjë taktikën e hedhjes gurit e fshehjes së dorës”, ka deklaruar Kurti. LEXO EDHE:Protestuesit refuzuan militantët e PD, Berisha: Ramës i dështuan përpjekjet për përçarje! Kryedemokrati thirrje: Protesta ka nevojë për mbështetje (VIDEO) SI.E. / A.Hl SI.E. Shqiptarja.com TAG: LVV protestat kunder qeverise Albin Kurti kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Edi25252: 31/10/2026 17:11 O Kurt . E ke zili shqipërinë dhe Edi Ramën . Ke maçokun e zilisë në bark . Përgjigju Sharri: 31/10/2026 18:19 O Edi! Kurti e don Shqipnin ma shume se Kosoven .Zili ka korripcionîn, hajniît, dyftyrsin, shitjen e pasuris shtetnore si dhe tradhtin kombtare. Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 41.5% Nuk e di 8.5% Vota total: 518 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?