Lajme Zone
Protestat në Shqipëri, Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet, përparësi dialogut konstruktiv! Të mbrohet liria e medias dhe e drejta për tubim paqësor
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Shqipëri, Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet, përparësi dialogut konstruktiv! Të mbrohet liria e medias dhe e drejta për tubim paqësor

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për shpërthimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Në një reagim publik, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për shpërthimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Në një reagim publik, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. Zvicra thekson se e drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike. Në këtë kuadër, ambasada u ka kërkuar autoriteteve të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e medias. Gjithashtu, ambasada u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Tiranë: “Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike. U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ambasada zvicerane