Lajme Zone
Protestat masive në Serbi, Aleksandër Vuçiç: Zgjedhjet e parakohshme më 18 ose 25 tetor
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat masive në Serbi, Aleksandër Vuçiç: Zgjedhjet e parakohshme më 18 ose 25 tetor

Pozitat e Vuçiç në Serbi janë lëkundur nga protestat e udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit, protesta që nisën pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit 2024, e ku humbën jetën 16 persona.

Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas një periudhe të gjatë protestash masive kundër qeverisë. Presidenti Aleksander Vuçiç tha se ka dy opsione për zgjedhjet, 18 ose 25 tetori. Pas thuajse dy viteve protesta të vazhdueshme që kanë tronditur pushtetin në Serbi, Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në muajin tetor. Duke folur për Televizionin publik të Serbisë, Vuçiç dha dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. LEXO EDHE:Akuzat e Vuçiç/ NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për makinat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve 18 ose 25 tetor janë datat kur serbët mund t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri dhe shumicën parlamentare e cila duhet të ketë 126 ulëse në parlament nga 250 deputetë. “Në njërën listë do të jetë Partia Progresive Serbe në pushtet me listën e saj, ndërsa në tjetrën të gjitha alternativat e tjera politike”, tha ai. Vuçiç theksoi se vendimi përfundimtar për zgjedhjet do të merret në ditët në vijim, ndërsa e ardhmja e tij politike duket krejt e paqartë, mes pushtetit politik të përqendruar rreth emrit të tij, si president ose kryeministër për 12 vjet. Pozitat e Vuçiç në Serbi janë lëkundur nga protestat e udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit, protesta që nisën pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit 2024, e ku humbën jetën 16 persona. Zgjedhjet e rregullta ishin parashikuar në dhjetor të vitit 2027, e pritet të shihet nëse Vuçiç mund të bëhet kryeminsitër nëse Partia Progresiste Serbe fiton garën e parakohshme elektorale, çka do t’i hapte rrugën edhe zgjedhjeve të parakohshme presidenciale. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: serbi aleksander vucic Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5286 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?