Lajme Zone
Protestat kundër qeverisë/ Gjykata e Tiranës liron 11 protestues, shpallen të paligjshme shumica e arrestimeve
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat kundër qeverisë/ Gjykata e Tiranës liron 11 protestues, shpallen të paligjshme shumica e arrestimeve

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të paligjshme arrestimin e tetë personave të ndaluar gjatë protestave kundër qeverisë, ndërsa ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të 11 personave të paraqitur para saj.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të paligjshme arrestimin e tetë personave të ndaluar gjatë protestave kundër qeverisë, ndërsa ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të 11 personave të paraqitur para saj. Në një njoftim zyrtar për mediat, të datës 22 tetor 2026, Gjykata bën të ditur se ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim. Nga 11 rastet e shqyrtuara, Gjykata ka vlerësuar si të paligjshme tetë arrestime, ndërsa tri të tjera janë konsideruar të ligjshme. Për katër persona është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, ndërsa shtatë të tjerë janë lënë pa asnjë masë sigurimi. Konkretisht, arrestimet e shtetasve me inicialet L. M., A. B., F. L., Dh. H., D. D., B. T., K. P. dhe E. B. janë vlerësuar të paligjshme. Për shtetasin D. D., megjithëse arrestimi u konsiderua i paligjshëm, Gjykata vendosi masën “Detyrim për t’u paraqitur”. Ndërkohë, për shtetasit M. M., L. S. dhe E. G., arrestimet janë vlerësuar të ligjshme, por Gjykata ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Personat nën hetim dyshohen kryesisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Për shtetasin E. B., i dyshuar për kundërshtim të punonjësit të policisë, Gjykata nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë, e shpalli arrestimin të paligjshëm dhe vendosi lirimin e tij pa masë sigurimi.

Në të gjitha rastet, Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të personave nga salla e gjyqit, nëse nuk mbaheshin për ndonjë shkak tjetër ligjor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb