Lajme Zone
Protestat e ditëve të fundit, Begaj tjetër mesazh: Dhuna nuk është zgjidhje, jam i hapur për dialog
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e ditëve të fundit, Begaj tjetër mesazh: Dhuna nuk është zgjidhje, jam i hapur për dialog

Përmes një mesazhi publik, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria është atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe se çdo kërkesë, veçanërisht ajo e të rinjve, meriton të dëgjohet.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj Presidenti dënoi përdorimin e dhunës, duke nënvizuar se ajo nuk mund të shërbejë si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe se cenon sigurinë e qytetarëve dhe bashkëjetesën demokratike... Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas tri ditësh protestash, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës të regjistruara gjatë dy ditëve të fundit.

Përmes një mesazhi publik, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria është atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe se çdo kërkesë, veçanërisht ajo e të rinjve, meriton të dëgjohet.

“Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë”, shprehet Begaj. Presidenti dënoi përdorimin e dhunës, duke nënvizuar se ajo nuk mund të shërbejë si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe se cenon sigurinë e qytetarëve dhe bashkëjetesën demokratike.

“Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike”, theksoi Kreu i Shtetit.

Në reagimin e tij, Begaj u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues dhe stabilitetit të vendit. Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për forcat e rendit në përmbushjen e detyrës së tyre, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë personat e lënduar, qofshin efektivë policie apo protestues.

“U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues”, shkruan Begaj.

Në përfundim, Presidenti deklaron se është i gatshëm të kontribuojë në krijimin e një hapësire dialogu dhe mirëkuptimi, në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta.

“Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë”, përfn Presidenti Begaj.begaj presidenca Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nga nëndrejtori te 5 efektivët, protesta në Durrës çon 6 policë në spital; Spahiu apel të rinjve: Dhuna nuk është zgjidhje 15 Tetor 2026, 17:1117:11Aktualitet Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, turma zhvendoset drejt Librit Universitar 15 Tetor 2026, 17:0417:04Aktualitet Protesta në Tiranë, një vajzë plagoset në kokë; dyshohet se u godit nga bombola e gazit lotsjellës 15 Tetor 2026, 17:0217:02Aktualitet Vijojnë sulmet/ Protestuesit hyjnë në degën e BKT-së përballë Ambasadës Amerikane, bastisen dhe kompanitë celulare (Video) 15 Tetor 2026, 16:4716:47Aktualitet Protestuesit zhvendosen drejt Rrugës së Elbasanit, përfshihet nga flakët një kioskë 15 Tetor 2026, 16:2416:24Aktualitet Protesta me 15 të lënduar, mes tyre 2 të mitur; polici nga Shkodra në monitorim intensiv 15 Tetor 2026, 16:1916:19Aktualitet