Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar alarmante situatën e krijuar pas protestave të dhunshme gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë. Në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në vitin e mbrapsht 1997, kur njerëzit kishin armë nëpër duar. LEXO edhe...Po me urën ç’patën? Kjo pasi sipas tij, në atë kohë nuk u sulmuan banka e biznese private, siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve në Tiranë. “Kjo nuk ka ndodhur as në 1997-ën kur janë marrë tanket e armët. Nuk janë sulmuar bankat, nuk janë sulmuar bizneset private. Shqipëria duhet të shkojë në luftë civile dhe këtu duhet të dalin e të marrin përsipër përgjegjësinë ata që janë përgjegjës”, tha mes të tjerash Spahiu. Më tej Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj, krerëve të partive opozitare dhe shoqatave në vend, që të mblidhen, të lënë pas interesat dhe hatërmbetjet personale dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. “E kam një fjali shumë të thjeshtë. Është një moment historik, që duke filluar nga kryeministri, Presidenti, opozita, shoqatat, duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje politike për t’i dhënë fund vëllavrasjes. Shqipëria nuk mund të digjet e të shkojë në luftë civile. S’mund të digjen dyqanet, banket, bizneset. Duhet me çdo kusht të dalin ku janë, të lënë pas shpine çdo hatërmbetje, sepse në të kundërt do i kryqëzojë historia”, shtoi Spahiu. Në përfundim Spahiu tha se kjo situatë nuk mban as 48 orë kështu si ka nisur. Sipas tij nëse kriza nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë drejt anarkisë, ç’ka sipas tij do të ketë pasoja për vite me radhë. “Kjo situatë nuk mban as 48 orë. Do jetë më keq se luftë civile, sepse lufta civile ka 2 palë. Do kalojë në anarki dhe do të ketë pasoja afatgjata për shumë vite”, përfi Spahiu. R.Xh/ReportTv.al frontline opozita qeveria anarki luftë civile Tirane protestat kunder qeverise Kreshnik Spahiu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.6% Jo 76.6% Disi 3.8% Vota total: 1235 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

