Kryeministri Rama zgjodhi një kioskë të shkrumbuar në anë të Bulevardit Dëshmorët e Kombit nga protestuesit e maskuar për të reaguar pas ditës së tretë të dhunës dhe kaosit në Tiranë. Një kioskë ku zjarri duket që vijon ende i pa fikur, jetike për ekonominë e një familjeje të thjeshtë shqiptare si shumë të tjera që sot janë gjendur pa biznesin e tyre të vogël. LEXO edhe...Protestat në Tiranë, Çoçoli në Report TV: Dëmi ekonomik mbi gjysëm miliard euro! Ozuni paralajmëron anulime fluturimesh dhe ngecje të turizmit: Jemi kthyer në 97-ën “Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, e djersës, e ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të zakonshme, të prindërve të zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për shtruar tryezën me ndershmëri. Dua t'i them të gjithë atyre që sot janë me lot në sy përpara gërmadhave të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë se nuk janë vetëm, se sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t'ju them të mos e harrojnë që përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ja dolëm, ja dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda jetojnë në shtëpi më të mira, jetojnë në shtëpi më të forta", tha Rama. Kryeministri thotë se protagonistët e kësaj dhune nuk janë shqiptarët. "Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që do një jetë më të mirë. E gjitha kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë e shkatërrojë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre ku urrejtja, urrejtja më e verbër dhe ku flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje", tha Rama. Kjo dorë që sipas Ramës ka marrë peng Shqipërinë prej mbi 30 vitesh, po ndihmohet edhe nga qarqe të huaja. Njëkohësisht, dënoi përdorimin e të miturve për të nxitur dhunë e sulmuar policinë. "Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që pastaj në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore nuk kanë të bëjnë fare me ju. Nuk kanë të bëjë fare me problemet tuaja, nuk kanë të bëjë fare me zgjidhjet që ju keni nevojë. Si mund të nxirren të miturit në rrugë? Si mund të nxiten të miturit, të vënë maska, të shkulin trotuaret që shtrohen dhe mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë si një lukuni e verbër për agjendën e tjetërkujt? Dora e mbrapshtë, dora e vjetër, dora e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim në fakt që nga viti 1912 dhe që e dimë shumë mirë se e kujt është prej 30 e kusur vitesh, sot mbështetet dhe nga duart të tjera, duar të huaja, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt, të ecë përpara dhe të merret çdo ditë me problemet e saj për t'u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së bashkuar europiane, që nuk e duan Shqipërinë aty ku ajo do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe nga zgjedha e zgjedhjes së detyruar", tha Rama. Për ta përforcuar këtë akuzë Rama ka një pyetje. "Nuk e duan Shqipërinë të lirë në zgjedhjen e saj të lirë, për të qenë aty së bashku me popujt e tjerë, së bashku me shtetet e tjera të Bashkimit Europian. A ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sapo Shqipëria mbyll një tjetër kapitull, sapo Shqipëria afrohet më shumë drejt asaj ambicieje, drejt atij objektivi historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi! E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është një provë, është një sprovë, është një test i karakterit tonë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese të madhe që na është vënë përpara krejt artificiale", u shpreh kryeministri. Në fund edhe një pranim se ka ende shumë për të bërë sipas kryeministrit. Me bindje, u shpreh se kjo është një sprovë që kërkon durim për të dalë më të fortë. "Ndërkohë që po, studentët, sipërmarrësit, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, prindërit e tyre kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ndërkohë që po, problemet janë aty, duhen adresuar, ndërkohë që po jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë, aq sa mundemi, duke përpjekur çdo ditë të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë. Mos harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu, e kemi sjellë Tiranën deri këtu dhe këtë nuk e ka sjellë as koha, nuk e kanë sjellë as rrethanat apo rastësia, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse për të ecur përpara dhe kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Gabon sepse të përkulesh përballe dhunës për pakëz qetësi do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës për pakëz qetësi dhe e dimë të gjithë se nuk ka arritur asgjëkund. Motra dhe vëllezër durim, durim se dhe kjo do kalojë. Durim se pasi kjo të kalojë do të dalim siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë dhe më të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara”, tha Rama. Edhe në një reagim tjetër, kreu i qeverisë Edi Rama, komentoi shkurt për protestën, duke postuar foton e një tabele rrugore të shkulur dhe të hedhur përtokë Bëhet fjalë për një tabelë me sinjalistikën STOP, në të cilën është shkruar në anglisht “Kurrë nuk do të rresht së dashuri, Shqipëri”. Mbi këtë imazh në rrugët e Tiranës, Edi Rama shkruan: “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, kur e kishin përplasur përtokë, dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”. Edhe në këtë reagim, kryeministrit flet për forca që po tentojnë t’i bëjnë keq vendit, duke theksuar se këtë nuk do e lejojë. Ora 13:45 Protestat, Rama ‘dedikim’ Shqipërisë: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, krah një fotoje të një tabele rrugore të rrëzuar në tokë nga protestuesit. Tabela me shenjën ‘Stop’ ka mbishkrime nga kalimtarët duke formuar në anglisht shprehjen “I’ll never stop loving you” (s’do të resht kurrë së të dashuri). Rama i ka shtuar edhe një modifikim përmes aplikacioneve duke i shtuar në fund fjalën ‘Shqipëri’.“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama. Share P.J/SI.E./ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sildi: 16/10/2026 11:58 Rama ke marr fund me tana nuk ka çifut me avion qe po te vijne per ndihme qe te shpeton; ti u fute ne histori ne tradhtaret e kombit dhe denimi eshte nje dhe ti e di fundin tend e ndjen qe i ke oret e numeruara Përgjigju Desaret: 16/10/2026 10:59 Rama jep doreheqjen, shko ne ekzil, se TI meriton burgun per demin qe i ke be shqiperis ta pa rikuperueshem. Përgjigju Eliana: 16/10/2026 10:57 Vdesh me dhimbje e ulerima ishallla! Përgjigju Tutu: 16/10/2026 10:15 Flama e vetme e ketej vendi je zotrote … ndaj ik sa me pare !! Përgjigju Aldo: 16/10/2026 10:13 O Rame ti ke dek por je akoma ne enderr kanmarr fund epoka jote staliniste e qeverisjes Përgjigju G emigrante: 16/10/2026 09:59 Jemi me ju zoti kryeminister. Qente le te lehin karavani te ece perpara. Përgjigju @Mara: 16/10/2026 11:45 Ah Mara, Mara! Andi: 16/10/2026 09:50 Ik o pall zhduku se na le ne dor te banditve, ti sdin te besh shtet , i le qytetaret te perballen si ne xhungel me maskat e kriminelet.. ti ke deshtuar o rama, haram vota qe tkam dhen! Përgjigju jorgji: 16/10/2026 09:34 jo Rama nuuk kalon me. Kalon kuur te ikesh ti. Ti siken se po ike ke te rezervuar vendin atje, kshuu qe e ke zgjedhh te rrish. Gjithsesi mbaj me vete kapsuulen e cianurit se do te te duuhet Përgjigju Arta: 16/10/2026 09:07 Po zoti Rama do kaloje nqt nuk merni masa per ti arrestu kto bantite nuk kalon por do te djegin gjithe tiranen,shteti ka ligje dhe duhen zbatu,ato qe po djegin e shkaterrojne te denohen e te paguajne demet se perndryshe nuk ndalen kto. Përgjigju Sociale: 16/10/2026 08:53 Kioska eshte oligarci sipas Z.Qorri duhet djeg. Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.7% Jo 79.7% Disi 3.5% Vota total: 2217 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
