Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, njësoj si gjatë këtyre ditëve të fundit në Shqipëri. Në vendin tonë, ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale ose jo. LEXO edhe...Protestat e dhunshme në Itali, dyshime për ndërhyrje të huaj! Ministri i Mbrojtjes: Është luftë hibride, zhvillohet përmes Tik Tok dhe platformave të tjera në rrjetet sociale Në 17 tetor të këtij viti, pra disa ditë më parë, një protestë e dhunshme është mbajtur edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen. Ndryshe nga në Shqipëri, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët kanë sulmuar me shkopa gome protestuesit, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre. Gjatë kundërpërgjigjen se efektivëve, ka mbetur i lënduar edhe një gazetar. Por ky nuk është rasti i vetëm kur policia daneze përdor forcën kundër protestuesve. Edhe gjatë një proteste pro-palestineze të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, përpara selisë së kompanisë Maersk në Kopenhagen u shpërnda me forcë nga policia daneze. Efektivët lëshuan qentë pastorë ‘të sulmit’ dhe rrahën brutalisht demonstruesit. Gjithçka nisi pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e ndërtesës së kompanisë Maersk në Kopenhagen. Pas asaj proteste, 20 aktivistë nga Lëvizja e Rinisë së Gjelbër u arrestuan dhe u akuzuan për hyrje të paautorizuar. R.Xh/E.H/ReportTv.al Danimarke proteste policia Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9247 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
