Pas 12 orësh akte dhune dhe shkatërrimi të pronës publike e private gjatë ditës së tretë të protestave (15 tetor), Policia ka arrestuar 56 persona protestues në Tiranë, 16 prej tyre të mitur, të dyshuar si të përfshirë në sulmet ndaj institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të rendit. 97 nën hetim. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës (13 tetor). Arrest në burg për një prej 18 protestuesve të arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), vendosi gjykata ditën e sotme. 6 janë lënë nën arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje. Vihet re se mes protestuesve nën arrest shtëpie është dhe Klevi Metaj, 22-vjeçari që u kthye në hero në rrjet pasi u shfaq lidhur me pranga në kangjellat e Ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të gjakosur. LEXO EDHE:Protestuesi 23-vjeçar i kërkon policisë të heqin autobotin: Nuk kemi gjë me ju, por me qeverinë Seanca, me gjyqtare Amarilda Sulaj, nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në grupe. Brenda në gjykatë më herët erdhën edhe forca policore me skafandër e maskë gazi, për të qenë në çdo rast gati nëse ka përshkallëzim të situatës, e cila deri tani është e qetë. Një pjesë e mirë prej protestuesve ishin të maskuar kur ndodhën sulmet. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç. Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi. Edhe në Korçë, protesta e 15 tetorit u shoqërua me akte dhune dhe shkatërrime. Policia arrestoi Frenki Leskajn, 21 vjeç, dhe Orgito Karabacën, 19 vjeç, ndërsa vuri nën hetim 23 persona të tjerë, mes tyre 15 të mitur. Emrat e protestuesve të arrestuar për protestën e 15 tetoritNajan Vila 23 vjeçLiridon Ademaj 24 vjeçEldis Mehmeti 32 vjeçDaniel Tare 21 vjeçErgys Nurka 21 vjeçXhoel Kicja 22 vjeçEldrin Shahini 22 vjeçMarjo Norja 21 vjeçHari Duni 22 vjeçFitim Dervishi 32 vjeçLisian Milushi 37 vjeçEldi Demirxhiu 22 vjeçIgli Kokona 20 vjeçElvis Dervishi 25 vjeçElkan Qevani 20 vjeçSolon Daci 24 vjeçFatbardh Muca 25 vjeçIlmar Gugashi 36 vjeçXhemal Kaca 22 vjeçMarlind Kadiu 20 vjeçKleant Koçi 39 vjeçPaulo Kodra 21 vjeeçFladijon Tafili 18 vjeçAngjelo Stefa 19 vjeçLorenc Vladi 32 vjeçMarjel Arapi 32 vjeçRyan Çuni 19 vjeçIgli Dragjoshi 26 vjeçBrajan Belaj 19 vjeçEdrin Musaraj 20 vjeçArbri Lakasi 22 vjeçFatjon Gjiza 21 vjeçKevin Gurakuqi 20 vjeçPaolo Gurakuqi 23 vjeçZamir Sala 43 vjeçLeonard Cemenja 22 vjeçEldi Prenga 18 vjeçDesli Shehu 19 vjeçAgron Ballia 20 vjeçGëzim Mançe 29 vjeç Masat në Gjykatë për protestën e 13 tetoritArrest në burgAbdulla ThaçiArrest në shtëpiKalosh HysbajramiKorado AliajAli BruçiKlevi MetajErand ZenunllariXheison PatokuDetyrim paraqitjejeBrixhet BaliErnest KapoDonik VatgjoniIliza SulajBesnik KalaKastriot VataFlorian BabaGenc IbrahimiHamza BushiOlsi VokliBlerim Gjoka-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:49 Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, 56 protestues të arrestuar, 16 prej tyre të mitur! 97 nën hetim (EMRAT) 56 protestues janë vënë në pranga për aktet e dhunshme të së enjtes, ndërsa 97 ndodhen nën hetim. 16 nga të arrestuarit janë të mitur të moshave 15-17 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë 18-43 vjeç. Ditën e djeshme janë lënduar 24 efektivë.Përmes sulmeve me gurë, sende të forta e mjete piroteknike, protestuesit kanë sulmuar policinë dhe shkatërruar e dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.Të arrestuaritNajan Vila 23 vjeçLiridon Ademaj 24 vjeçEldis Mehmeti 32 vjeçDaniel Tare 21 vjeçErgys Nurka 21 vjeçXhoel Kicja 22 vjeçEldrin Shahini 22 vjeçMarjo Norja 21 vjeçHari Duni 22 vjeçFitim Dervishi 32 vjeçLisian Milushi 37 vjeçEldi Demirxhiu 22 vjeçIgli Kokona 20 vjeçElvis Dervishi 25 vjeçElkan Qevani 20 vjeçSolon Daci 24 vjeçFatbardh Muca 25 vjeçIlmar Gugashi 36 vjeçXhemal Kaca 22 vjeçMarlind Kadiu 20 vjeçKleant Koçi 39 vjeçPaulo Kodra 21 vjeeçFladijon Tafili 18 vjeçAngjelo Stefa 19 vjeçLorenc Vladi 32 vjeçMarjel Arapi 32 vjeçRyan Çuni 19 vjeçIgli Dragjoshi 26 vjeçBrajan Belaj 19 vjeçEdrin Musaraj 20 vjeçArbri Lakasi 22 vjeçFatjon Gjiza 21 vjeçKevin Gurakuqi 20 vjeçPaolo Gurakuqi 23 vjeçZamir Sala 43 vjeçLeonard Cemenja 22 vjeçEldi Prenga 18 vjeçDesli Shehu 19 vjeçAgron Ballia 20 vjeçGëzim Mançe 29 vjeçNjoftimi i policisë:Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 56 shtetas, procedohen penalisht 97 të tjerë.Gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore.Gjithashtu, kanë shkatërruar dhe dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.Gjatë këtyre akteve të dhunshme, janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës.Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar 24 punonjës të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore.Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan 56 shtetas dhe nisi procedimi penal për 97 shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit.Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: N. V., 23 vjeç; L. A., 24 vjeç; E. M., 32 vjeç; D. T., 21 vjeç; E. N., 21 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; E. Sh., 22 vjeç; M. N., 21 vjeç; H. D., 22 vjeç; F. D., 32 vjeç; L. M., 37 vjeç; E. D., 22 vjeç; I. K., 20 vjeç; E. D., 25 vjeç; E. Q., 20 vjeç; S. D., 24 vjeç; F. M., 25 vjeç; I. G., 36 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; M. K., 20 vjeç; K. K 39 vjeç,P. K., 21 vjeç; F. T., 18 vjeç; L. V., 32 vjeç; A. S., 19 vjeç; M. A., 32 vjeç; R. Ç., 19 vjeç; I. D., 26 vjeç; B. B., 19 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. L., 22 vjeç; F. Gj., 21 vjeç; K. G., 20 vjeç; P. G., 23 vjeç; Z. S., 43 vjeç; L. C., 22 vjeç; E. P., 18 vjeç; D. Sh., 19 vjeç; A. B., 20 vjeç; G. M., 29 vjeç si dhe 16 shtetas të mitur të moshave 15-17 vjeç.Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:46 Protesta në Korçë/ Sulmuan me gurë policinë dhe institucionet, 2 të arrestuar dhe 23 nën hetim, mes tyre 15 të mitur (EMRAT) Dy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë vënë nën hetim, mes tyre 15 të mitur, pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor) në Korçë. Sipas Policisë, dhjetëra protestues, disa prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë, pllaka guri dhe sende metalike efektivët e rendit dhe institucionet shtetërore. Në pranga kanë rënë Frenki Leskaj dhe Orgito Karabaca.Nga sulmet u dëmtuan godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe një pjesë e infrastrukturës publike.Njoftimi i plotëKorçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike. Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit "Fan. S. Noli" dhe gjimnazit "Raqi Qirinxhi", si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur). Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 07:49 12 orë dhunë e shkatërrim në Tiranë, 180 protestues të shoqëruar Pas 12 orësh akte dhune, sulmesh ndaj institucioneve dhe shkatërrimit të pronës publike e private, Policia ka shoqëruar 180 protestues në Tiranë, të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor).Dita e tretë e protestave në Tiranë u shoqërua me shkatërrime masive në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit, shumë prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë dhe sende të forta efektivët e Policisë, ndërsa dëmtuan disa ministri, godinën e Bashkisë, institucione kulturore, banka dhe dhjetëra biznese private. Disa degë bankare u shkatërruan, ndërsa kioska e biznese të vogla u plaçkitën dhe iu vu flaka. Nuk u kursyen as stacionet e autobusëve, stolat, pemët dhe sinjalistika rrugore.Protesta nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në mbrëmje, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe Policisë. Ndryshe nga një ditë më parë, forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të penguar sulmet ndaj institucioneve kryesore, duke përdorur gaz lotsjellës, spraj dhe ujë. Nga aktet e dhunës mbetën të lënduar 40 persona, mes tyre 26 efektivë policie. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: Gëzim Mançe Agron Ballia Desli Shehu Eldi Prenga Leonard Cemenja Zamir Sala Paolo Gurakuqi Kevin Gurakuqi Fatjon Gjiza Arbri Lakasi Edrin Musaraj Brajan Belaj Igli Dragjoshi Ryan Çuni Marjel Arapi Lorenc Vladi Angjelo Stefa Fladijon Tafili Paulo Kodra Kleant Koçi Marlind Kadiu Xhemal Kaca Ilmar Gugashi Fatbardh Muca Solon Daci Elkan Qevani elvis dervishi Igli Kokona Eldi Demirxhiu Lisian Milushi Fitim Dervishi Hari Duni Marjo Norja Eldrin Shahini Xhoel Kicja Ergys Nurka Daniel Tare Eldis Mehmeti Liridon Ademaj Najan Vila Florian Baba Kastriot Vata Tirane protestat kunder qeverise amarilda sulaj abdulla thaci Kalosh Hysbajrami Korado Aliaj Ali Bruçi Klevi Metaj Erand Zenunllari Xheison Patoku Brixhet Bali Ernest Kapo Donik Vatgjoni Iliza Sulaj Besnik Kala Genc Ibrahimi Hamza Bushi Olsi Vokli blerim gjoka Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Eri: 16/10/2026 10:46 Kjo s'eshte drejtesi, ky vend ka vdekur vec prej ketyre kelysheve te tredhur qe i nxjerrin perseri kriminelet ne rruge. Revolta e rradhes duhet te jete e qytetareve te ndershem perpara gjykatave te te gjitha niveleve, ata te korruptuar dhe pazarexhinj qe kane shtremberuar te drejten ne kete vend per 35 vite dhe vazhdojne ta bejne. Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 2293 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

