Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme në Shkodër e Durrës, 8 policë të plagosur! Efektivi goditet në kokë me hekur, futet në operacion te Trauma (EMRI+VIDEO)


Sulmet me gurë, hekur dhe sende të forta ndaj policisë gjatë protestave të sotme në Shkodër dhe Durrës kanë lënë të plagosur disa efektivë. Më e rëndë paraqitet gjendja e policit Fasli Rama, i cili është goditur në kokë në Shkodër dhe është futur në operacion në Spitalin e Traumës. Pamjet nga Shkodra tregojnë efektivin të shtrirë përtokë, ndërsa kolegët i afrohen për t'i dhënë ndihmën e parë. Më p

Sulmet me gurë, hekur dhe sende të forta ndaj policisë gjatë protestave të sotme në Shkodër dhe Durrës kanë lënë të plagosur disa efektivë. Më e rëndë paraqitet gjendja e policit Fasli Rama, i cili është goditur në kokë në Shkodër dhe është futur në operacion në Spitalin e Traumës. Pamjet nga Shkodra tregojnë efektivin të shtrirë përtokë, ndërsa kolegët i afrohen për t'i dhënë ndihmën e parë. Më pas, ata e marrin në krahë dhe e shoqërojnë drejt makinës për ta transportuar në spital. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, dëmtohen muzetë, teatrot dhe Xhamia e Et’hem Beut! Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët tuaj! Të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh Edhe në Durrës janë regjistruar sulme ndaj forcave të policisë. Pamjet tregojnë protestues që godasin efektivët me gurë, shkopinj dhe sende të forta. Pas përplasjeve, policia ka shoqëruar në komisariat 10 protestues që hodhën gurë dhe pllaka ndaj efektivëve. Ndërkohë, ministrja Klodiana Spahiu ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Durrësit po marrin trajtim nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të tjerë, të plagosur gjatë protestës. Sipas saj, të gjashtë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga spitali, Spahiu ka falënderuar personelin mjekësor dhe u ka bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë nga përfshirja në akte dhune. “Protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë”, shkruan ajo. Hekuri me të cilin u sulmua efektivi në Shkodër Ora 17:55 Dhuna në protestë, polici i plagosur në Shkodër futet në operacion për dëmtimin në kokë! 2 efektivë dhe 4 protestues te Trauma Efektivi i policisë i plagosur në kokë gjatë protestës në Shkodër po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë në orën 17:50, polici me inicialet F.R. është futur në operacion për shkak të dëmtimit në kokë.Në Spitalin e Traumës ndodhet edhe efektivi D.K., i cili është shtruar në Neurokirurgji për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë, katër protestues vijojnë të marrin kujdes mjekësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mes tyre është edhe protestuesja E.P., e cila ndodhet në monitorim intensiv, por është e vetëdijshme dhe paraqitet në gjendje të mirë.Aktualisht, në QSUT “Nënë Tereza” nuk ka asnjë person të lënduar që po merr trajtim mjekësor. Share Lajmi kryesor: LIVE TV- Protestuesit hedhin fishekzjarrë te Kryeministria, policia gaz lotsjellës! Sulm Bashkisë, Kuvendit, 3 ministrive dhe bankave e bizneseve! Shkatërrim e zjarre në rrugët e Tiranës, 14 të lënduar U.D/SI.E./ReportTv.al Durres Shkoder protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 20.5% Jo 75.9% Disi 3.6% Vota total: 748 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?