Ministria e Drejtësisë ka marrë masa si pasojë e protestave të dhunshme prej 8 ditësh. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, vihet re se kanë vendosur dritare hekuri, në mënyrë që ky institucion t’i shpëtojë sulmeve të protestuesve.
Prej një jave që ka nisur protesta e dhunshme, protestuesit kanë sulmuar institucione të ndryshme shtetërore, banka të nivelit të dytë si dhe biznese private. Top Channel

