Lajme Zone
Protestat e dhunshme, Korreshi akuza: Grahmat e fundit të pushtetit, sillet si diktaturë! Përgënjeshtron ‘maskat’ brenda PD, deputeti: E hapur për të gjithë
PolitikëReport TV

Protestat e dhunshme, Korreshi akuza: Grahmat e fundit të pushtetit, sillet si diktaturë! Përgënjeshtron ‘maskat’ brenda PD, deputeti: E hapur për të gjithë

Policia e Shtetit duhet të moderojë reagimin ndaj protestuesve, thotë deputeti Saimir Korreshi. Në një lidhje direkte me “Studio Live” në Report Tv, deputeti i PD thotë se qeveria po sillet si diktaturë dhe po shtiret sikur do dialog, por ndërkohë i merr vendimet pa konsultime. “Unë jam qëruar nga sytë me spray-n e tyre. Kam ngrënë gazin e tyre dhe të atyre që drejton Demo, pa bërë asgjë. Këta për

Policia e Shtetit duhet të moderojë reagimin ndaj protestuesve, thotë deputeti Saimir Korreshi. Në një lidhje direkte me “Studio Live” në Report Tv, deputeti i PD thotë se qeveria po sillet si diktaturë dhe po shtiret sikur do dialog, por ndërkohë i merr vendimet pa konsultime. “Unë jam qëruar nga sytë me spray-n e tyre. Kam ngrënë gazin e tyre dhe të atyre që drejton Demo, pa bërë asgjë. Këta përpara se të na hapin barkun duke na thënë dialog, dialog çdo mëngjes, të ulin ritmin e këtyre sikur po trembin njeri mos të dalin. Po sillen si diktaturë. Nuk ndodh 50 mijë lekë me maskë, 70 mijë ai tjetri, gjyshes do t’i heqin pensionin. Këto janë grahmat e fundit të një pushteti në delir, një shteti që bën sikur pret të dialogosh dhe deklaron datën e zgjedhjeve me shokun Bajrom që bën sikur mbledh hoxhallarët, por kur kanë 140 ditë njerëzit poshtë zyrës së Bajromit, nuk i dëgjon”, tha Korreshi. LEXO edhe...‘Vendoret’ më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson ‘Territorialja’, s’dimë bazën ligjore Policinë që ka vepruar gjatë dy javëve protestë i quajti “hajdutë me maska.” “E di që është vepër penale që një polic nuk identifikohet? S’kanë pasur stemë policie. Kanë qenë hajdutë me maska”, tha Korreshi. Por ndërsa në ekran shfaqej videoja e protestuesve të maskuar që hynin e dilnin nga selia blu, Korreshi iu shmang etiketimit të tyre duke u shprehur se e kishte të pamundur teknikisht ta shihte. “Nuk e shoh dot se nuk ma jep. Nuk ma jep këtu. Nuk kam video. Jam vetëm në audio. Unë shikoj vetëm surratin tim këtu”, u shpreh deputeti. Megjithatë, nuk e mohoi se selia e PD ka qenë e hapur për të gjithë. “A thua se selia e PD qenka seli huliganësh? Nuk është e tillë. A ka qenë e hapur? Për të gjithë”, vijoi Korreshi. Të shtunën, Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë protestën. “Unë mendoj që PD është angazhuar maksimalisht për të pasur njerëz pafund në ndihmë dhe në përkrahje të studentëve. Nuk kemi dashur kurrë të marrim flamurin e kësaj proteste, por PD është në shesh dhe do të jetë në shesh në përkrahje të çdo personi dhe grupi interesash që proteston. PD do të jetë në mbështetje të protestës”, tha Korreshi. Megjithatë, slogani i protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg”, vijon të jetë ndryshe për demokratët. “Unë them Rama në burg, Belinda në burg”, përfi Korreshi. Ora 19:40 ‘Vendoret’ më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson ‘Territorialja’, s’dimë bazën ligjore Debati për ‘Territorialen’ që përfi në miratimin me 85 votat e socialistëve, ishte vetëm një ndër ata për të cilat qeveria ka refuzuar dialogun me opozitën, thotë Saimir Korreshi.Pikërisht reforma territoriale është edhe shqetësimi i demokratëve lidhur me zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 9 maj 2027, shprehet deputeti në një lidhje direkte me ‘Studio Live’ në Report Tv. Sa për datën, që u përcaktua sot nga presidenti Bajram Begaj pasi opozita në bllok refuzoi ftesën, thotë se vendimi i socialistëve s’është gjë e re.“Ç’të merrnim pjesë? Taulanti e kishte thënë me kohë datën 9, s’ishte ndonjë gjë e re. Te kjo shko atje sa për të larë gojën. Nuk na shqetëson data, na shqetëson mënyra e reformës territoriale kur nuk e di akoma si do të funksionojnë këto bashki. Nuk e dimë si do të shkojë, çfarë elementësh ligjorë kanë të gjitha këto dhe çfarë kompetencash do të marrin këto bashkitë e reja dhe ne po ikim në zgjedhje më datë 9. Pse me kaq shpejtësi kur nuk ke kuadër ligjor?”, tha Korreshi.Për të kapërcyer situatën që krijon ndarja e re territoriale, deputeti i PD sugjeron një zgjidhje.“Duhet të ketë një Kod Zgjedhor tjetër, as PD që të ketë 51 dhe mos të arrihet në këtë model qeverie”, shprehet Korreshi.Një bojkot i mundshëm i zgjedhjeve nga PD duke përsëritur gabimet e së shkuarës nuk është opsion.“Me statut, PD e ka të përcaktuar që nuk bojkoton më zgjedhje. Nuk është diskutuar ndonjëherë marrja apo jo pjesë”, tha Korreshi. Share P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise PD Saimir Korreshi Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.9% Jo 39.7% Nuk e di 9.3% Vota total: 375 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?