Para Gjykatës së Tiranës dolën sot 16 persona, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, për t’u njohur me masat e sigurisë. Pas shqyrtimit, Gjykata e Tiranës i liroi nga qelia të 16-të të arrestuarit dhe i la në 'detyrim paraqitje'. Për katër prej protestuesve vendosi gjyqtari Edvan Veçani, ndërsa për 12 të tjerë vendosi gjyqtari Sokol Shehu. Gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, para gjykatës ka dalë një numër i konsiderueshëm protestuesisht. Por pavarësisht se arrestimet janë cilësuar kryesisht të ligjshme, masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre kanë qenë të lehta, kryesisht ‘detyrim paraqitje’. LEXO EDHE:Të akuzuar për plagosje, vjedhje e abuzim seksual, Rama publikon listën me ‘studentët’ që plaçkitën Tiranën gjatë protestës! Disa të financuar nga Irani Në protestat e zhvilluara në kryeqytet gjatë këtyre ditëve, persona të maskuar kanë sulmuar institucionet, efektivët e Policisë, bizneset private dhe bankat, duke krijuar si situatë kaotike. Protestuesit e arrestuar që dolën para Gjykatës:Nën shqyrtim nga gjyqtari Edvan Veçani:Ilir KalemiFaik MetaErmal HotiRedon CaniNën shqyrtim nga gjyqtari Sokol Shehu:Eduart FerrajaErjon CaniSelami RamadaniFernando BahushiErmal ProgoniGëzim KarruliAnkhelo DemollajLoris ZaqajSajmir DollapiEugen BallaElis BrahimioEnialdo Buci R.Xh/Shqiptarja.com TAG: protestues masat e sigurise Gjykata e Tiranes Tirane proteste protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 12096 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

