Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme/ Eksperti Basha: Dyshohet se i organizon ‘Antifa’, njëjtë si në gjithë Europën! S’duhet t’i lëmë maskat të djegin Shqipërinë


Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, është shprehur se protestat e dhunshme që po ndodhin në Shqipëri prej disa ditësh, janë i të njëjtit model me ato që po ndodhin edhe në shtete të tjera të Europës. Duke përmendur organizimet ‘Antifa’, Basha tha në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv se ndryshe nga Shqipëria, në shtetet e tjera të Europës pozita dhe opozita janë bërë bashkë p

Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, është shprehur se protestat e dhunshme që po ndodhin në Shqipëri prej disa ditësh, janë i të njëjtit model me ato që po ndodhin edhe në shtete të tjera të Europës. Duke përmendur organizimet ‘Antifa’, Basha tha në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv se ndryshe nga Shqipëria, në shtetet e tjera të Europës pozita dhe opozita janë bërë bashkë për të frenuar këto lloj protestash. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Franca vendos shtetrrethim në Paris e qytete të tjera! Kryeministri Lecornu: Shpallim gjendjen e jashtëzakonshme nëse nevojitet Sipas Bashës, nëse autoritetet do të lejojnë personat e maskuar që të shkatërrojnë Shqipërinë, atëherë pensionistët nuk do të kenë mundësi të marrin pensionin e tyre. “Nëse ne do të lëmë maskat të shkatërrojnë Shqipërinë, pensionistët s’do të kenë mundësi të marrin më asgjë. Kjo nuk është protestë që zhvillohet në Tiranë, por është protestë europiane. Është i njëjti model, i njëjti organizim, i njëjti financim dyshohet të jetë. Në të gjithë Europën, në të gjitha qytetet e Francës, në Itali, Belgjikë, Greqi e Shqipëri, janë organizime Antifa. Antifa mendohet se po bën këto organizime në Itali e Francë. Në Shqipëri ka një ndryshim shumë të madh. Sepse në këto vende pozita dhe opozita janë bërë bashkë dhe i kanë dalë në bllok për ta pritur”, tha mes të tjerash Basha. Basha përmendi gjithashtu se vallëzimet dhe kërcimet në protestë, që sipas tij janë lëvizje të çuditshme që nuk kanë lidhje me traditën shqiptare të të bërit protestë, por një model i huazuar nga Europa. Në përfundim Basha tha se lëvizja ‘Antifa’ dhe lëvizje të tjera të kësaj natyre, kanë vënë në rrezik sigurinë e gjithë Europës. Sipas Bashës, vendet europiane ku po zhvillohen këto forma protestash, janë duke u koordinuar për të ndërtuar plane të përbashkëta emergjence. “Ke parë ti shqiptarë që të bëjnë lëvizje të asaj natyre, kërcime, ato lëvizjet që para se t’i godasin me gurë dalin dhe u kërcejnë përpara policëve. Bëjnë disa organizime të çuditshme, që në Shqipëri nuk kanë ndodhur. S’janë fare tipike në Shqipëri. Në Shqipëri nëse del për të protestuar, del proteston, kërkon rrëzimin e Qeverisë. Këto lëvizje kanë vënë në rrezik sigurinë në mbarë Europën. Tani është duke u bërë një koordinim i përbashkët i gjithë vendeve europiane, për të ndërtuar plane emergjence të përbashkëta”, përfi Basha. R.Xh/E.H/ReportTv.al faik basha ANTIFA Europë repolitix Tirane protestat kunder qeverise proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7530 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?