Presidenti Bajram Begaj përmes një videomesazhi bëri thirrje për qetësi dhe përgjegjshmëri në këto ditë të vështira protestash. Ai përsëriti apelin për dialog dhe shmangien e dhunës. Policinë e inkurajoi të bëjë detyrën në përputhje me ligjin. Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, dëmtohen muzetë, teatrot dhe Xhamia e Et’hem Beut! Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët tuaj! Të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim. Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike. Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues. Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë. Lajm në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Bajram Begaj protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 20.5% Jo 75.9% Disi 3.6% Vota total: 748 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

