Lajme Zone
Protestat dhe trazirat në Tiranë/ Rama: Nuk janë duart e studentëve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat dhe trazirat në Tiranë/ Rama: Nuk janë duart e studentëve

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat studentore të zhvilluara prej dy ditësh në Tiranë dhe kanë shkaktuar kaos e trazira në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës, Rama tha se këto vepra nuk janë të studentëve, por të atyre që, sipas tij, duan të ulin poshtë Shqipërinë.

Ai u shpreh se studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe se qeveria është gati të ulet dhe të bisedojë. Ndër të tjera, theksoi se të gjithë personat e përfshirë në këto shkatërrime do të përballen me ligjin. "Nuk janë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja dhe ata që shohin larg. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithmonë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Janë duart që përpiqen të ulin poshtë Shqipërinë. Janë duart e një opozite me maska që kërkon ta rikthejë Shqipërinë në humnerën nga ku të gjithë e nxorëm.

Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Europës të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria panë në këto orë të vështira. Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj. Kurrë nuk do të bjerë në duart e atyre që kanë kapur për fyti opozitën.

Ligji nuk është larg, përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe kushdo që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht do të paguajë, sepse Shqipëria nuk do të kthehet kurrë pas. E ardhmja është e studentëve dhe e Shqipërisë e shqiptarëve", tha Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.