Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar sërish për protestat e dhunshme që po zhvillohen për të pestën ditë në vend. Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të mbajnë larg kryedemokratin Sali Berisha dhe klanin e tij kriminal, që sipas tij synojnë të përgjakin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tyre. LEXO edhe...Protestat e dhunshme në Tiranë, Blushi: Orë vendimtare për Shqipërinë! Përshkallëzimi, e vetmja zgjidhje për largimin e Ramës nga pushteti Më tej Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin aktet e dhunës, si dhe Qeverisë, Presidentit e Parlamentit që të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. Reagimi i Zef Brozit: Studentë dhe nxënës protestues - Mbani larg protestës suaj Sali Berishën dhe klanin e tij kriminal që don ta përgjakë përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tij! Jam me ju në kërkesat dhe të drejtat tuaja. Protestoni, por mos digjni e shkatërroni shkolla e biznese! Mos digjni vendin tuaj që e doni më të mirë! Distancohuni nga provokatorët dhe persona që nuk kanë asgjë të përbashkët me ju. I bëj apel policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve e nxënësve protestues. Por edhe protestuesve ju bëj apel të mos qëlloni policët. Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti, ndonëse të vonuar, të marrin seriozisht masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve, nxënësve e rinisë. Zef Brozi Uashington,DC. 17 Tetor 2026 R.Xh/SI.E./ReportTv.al Zef Brozi protestat kunder qeverise proteste Tirane sali berisha edi rama Bajram Begaj Presidenti Parlamenti Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.4% Jo 78.1% Disi 3.6% Vota total: 3787 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

