Lajme Zone
Protesta te ‘Rruga e Durrësit’, 12 të arrestuar dhe 15 nën hetim! Policia: Ndaluan pranë një gjimnazi dhe bënë thirrje për bojkot të mësimit (EMRAT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta te ‘Rruga e Durrësit’, 12 të arrestuar dhe 15 nën hetim! Policia: Ndaluan pranë një gjimnazi dhe bënë thirrje për bojkot të mësimit (EMRAT)

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 12 protestues pas protestës së mëngjesit të djeshëm në Rrugën e Durrësit. Në mesin e të arrestuarve është Visuar Dalipi një nga organizatorët e protestës.

Tiranë - Një ditë pas protestës te 'Rruga e Durrësit' policia ka arrestuar 12 persona ndërkohë 15 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë Visuar Dalipi (një nga organizatorët), Ermelind Kuka, Dorjan Balla, Artan Daci, Ervis Beqaj, Ramazan Dauti, Bekim Imeraj, Visuar Dalipi, Axhim Micalliu, Aleandro Ahmetsulaj, Ridvan Kamberi, Klodian Bajrami dhe Enrik Xhemalaj. Mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:30, ata u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, për protestë, pa lejen përkatëse njofton policia. LEXO EDHE:Ylli Pata: Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit Pas grumbullimit ata vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, dhe kur kaluan pranë gjimnazit 'Qemal Stafa' u bënë thirrje nxënësve në ditën e parë të shkollës që të bojkotonin procesin mësimor dhe të merrnin pjesë në tubim. Pavarësisht thirrjeve të punonjësve të Policisë për largimin nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për lirmin e trotuarit për kalimin e qytetarëve, disa prej tyre nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë blutë gjatë, gjatë shoqërimit. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 14.09.2026: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 19 vjeç; D. B., 36 vjeç; A. D., 41 vjeç; E. B., 36 vjeç; R. D., 31 vjeç; B. I., 37 vjeç; V. D., 29 vjeç; A. M., 20 vjeç; A. A., 56 vjeç; R. K., 63 vjeç; K. B., 24 vjeç dhe E. Xh., 39 vjeç; -u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 32 vjeçe; B. K., 27 vjeç; A. Zh., 26 vjeç; S. E., 32 vjeç; M. R., 28 vjeç; A. P., 49 vjeç; L. B., 39 vjeç; K. N., 20 vjeç; F. K., 34 vjeç; E. N., 33 vjeç, A. D., 23 vjeç, E. P., 31 vjeç, L. P., 26 vjeç, M. P., 18 vjeç, dhe I. M., 28 vjeç. Më datë 14.09.2026, rreth orës 07:30, një grup personash u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, për tubim, pa lejen përkatëse, dhe vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ku ndaluan pranë një gjimnazi duke u bërë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubimin, duke cënuar perimetrin e sigurisë në shkollë. Pavarësisht thirrjeve të punonjësve të Policisë për largimin nga perimetri i sigurisë në shkollë dhe për lirmin e trotuarit për kalimin e qytetarëve, disa prej pjesëmarrësve në tubim nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. Të arrestuarit:Visuar DalipiErmelind KukaDorjan BallaArtan DaciErvis Beqaj,Ramazan DautiBekim ImerajVisuar DalipiAxhim MicalliuAleandro AhmetsulajRidvan KamberiKlodian BajramiEnrik Xhemalaj------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Enrik Xhemalaj Klodian Bajrami Ridvan Kamberi Aleandro Ahmetsulaj Axhim Micalliu Visuar Dalipi Bekim Imeraj Ramazan Dauti Ervis Beqaj Artan Daci dorjan balla Ermelind Kuka Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.8% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 8685 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?