pamje nga protesta Një prej protestuesve në tubimin e sotëm është shprehur se, qytetarët kërkojnë ‘nëntorin e tretë’ “Kërkojmë nëntorin e tretë! Jemi të vendosur të gjithë si shqiptarë kundër kësaj qeverie.”, tha ai. Protesta e ditës së sotme e cila nisi nga Ministria e Arsimit, po vijon ritmin e saj me qytetarët të cilët marshojnë në Rrugën e Elbasanit dhe që po i drejtohen zonës pranë Kishës Katolike.
Ndërkohë, më herët ata paralajmëruan mobilizim të qytetarëvë në datat e festave të nëntorit, ku pritet një tubim masiv kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

