Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për protestat në kryeqytet kundër qeverisë Rama.
Ahmetaj në një prononcim për Syri Tv në emisionin e Çim Pekës është shprehur protesta nuk do të mbytet. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka tejkaluar fundin e cilklit të vet.
Sipas Ahmetajt protestat që nisën butë si flamingon do të përfjnë si shqiponjë. “Nuk kam aspak frikë se protesta do të mbytet ndonjëherë. Çdo gjë në këtë botë të gjallë ka ciklin e vet. Kreu i organizatës e ka tejkaluar fundin e ciklit të vet.
Ne po kalojmë në agoni dhe këtë kreu i organizatës po tenton t’ia kalojë dhe gjithë Shqipërisë, e nisën si shpirt i butë flamingo dhe do ta përfjnë si shqiponja, pra diferenca do jetë shumë e madhe.
Një gjeneratë spektakolare që na ka dhënë mësim të gjithëve. E filloi me kujdes me mesazhe të forta dhe po përfunon me një revoltë që zbërthehet me një togfjalësh të thjeshtë nuk mban.
Po dëgjoja disa qyqe që i nxjerr flasin me fjalë që nuk ua kuptojnë. Po dëgjoja një nga nga qyqe sot dhe mu kujtua poezia Zgjidhja.
Këta dalin dhe thonë populli ka humbur besimin e qeverisë. Nuk kam asnjë frikë se protesta do shkojë në destinacionin e duhur në çlirimin e Shqipërisë nga një narkoshtet që ka kapur të gjithë institucionet, ka kapur drejtësinë nga A te Zh.
Nuk është çështje frike. Rama ka një rrugë dhe nuk ka kthim mbrapa, për shkak të zhytjes pa kthim në errësirë.
Protesta ka një rrugë dhe diskutimi është a do të fitojë rruga e errësirës apo studentët dhe protesta. Të jesh i bidnur që do të fitojë rruga e protestës dhe studentëve”, tha Ahmetaj. / CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

