Lajme Zone
Protesta/ Rama mbledh grupin palamentar të Ps-së në orën 09:00, pritet prezantimi i masave ndaj autorëve të dhunës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Rama mbledh grupin palamentar të Ps-së në orën 09:00, pritet prezantimi i masave ndaj autorëve të dhunës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të takimit pritet të jetë situata e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, ndërsa pritet edhe prezantimi i masave ndaj personave që kryejnë akte dhune. LEXO edhe...Protestat e dhunshme/ Rama: Nën puplat e flamengove ishin fshehur duart që sot dolën hapt

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të takimit pritet të jetë situata e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, ndërsa pritet edhe prezantimi i masave ndaj personave që kryejnë akte dhune. LEXO edhe...Protestat e dhunshme/ Rama: Nën puplat e flamengove ishin fshehur duart që sot dolën haptas Në paketë masash ndëshkuese ndaj protestuesve të dhunshëm, parashikohet krijimi i një liste të zezë në sistemin TIMS, që mund të kufizojë udhëtimet jashtë vendit. Masat e paralajmëruara përfshijnë gjithashtu faturimin e dëmeve familjeve të të miturve të përfshirë në dhunë, heqjen e mbështetjes financiare për studentët dhe përjashtimin nga sistemi të mësuesve që nxisin nxënësit. Mbi 260 persona të dyshuar janë përfshirë në aktet e dhunë në 6 ditët e para të protestës të cilët janë arrestuar ndërsa dhjetëra e dhjetëra të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Por ndërsa ata pritet të përballen me drejtësinë, qeveria ka menduar edhe masa të tjera e sanksione. A.C/ReportTv.al mbledhje edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7876 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?