Lajme Zone
Protesta/ Rama: Fshihen ata që urrejnë Trump, gjetën Tiranën ashtu siç gjeti Çezari rrugët e Shqipërisë
PolitikëCNA

Protesta/ Rama: Fshihen ata që urrejnë Trump, gjetën Tiranën ashtu siç gjeti Çezari rrugët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në Dublin ka përmendu...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në Dublin ka përmendur dhe protestat në Tiranë.

Sipas Ramës, Tirana ka pre e të gjithë atyre që nuk dëshirojnë Trump, duke paralelizuar me gjetjen e Çezarit të rrugëve të kalimit në Shqipëri. Sipas Ramës, ‘Flamingot’ kanë një emër shumë tërheqës, por kanë si justifikim kanë marrë një çështje që e etiketojnë si mjedisore, por që për kryeministrin nuk mund të quhet e atillë.

Rama shikon si figura nxitëse të protestave në Tiranë, njerëz dhe klane që nuk dëshirojnë presidentin e SHBA-ve, të cilët po përpiqen të djegin Tiranën në sajë të kësaj narrative. “Largimi nga vendi ishte tradhti e lartë.

Ishim si Korea e Veriut.

Ka njerëz që po kthehen, por dhe që largohen. Gjërat do të ekuilibrohen.

Në momentin që Shqipëria të fillojë të ofrojë dicka, gjërat do të përmirësohen.

Sa i takon Komisionit, aq sa i sofistikuar, është një torturë për vendet që duan të antarësohen, aq është dhe një makinë për të nxjerr fakte, për t’i vlerësuar vendet nga ana faktike.

Sot merr shumë raporte që mbështeten në interesa të caktuara, ndërkohë që raporti është një vlerësim i tërthortë, shumë i besueshëm, i asaj që shkon mirë, i asaj që nuk shkon mirë, i asaj që është bërë dhe asaj që nuk është bërë.

Mora një raport që nuk ishte i influencuar kur bëhet fjalë për faktet. Në këtë kuptim nuk ka asnjë shans, pasi është një makinë e pamundur burokracie që të ndikosh te Komisioni.

Nuk është kopjuar ndonjëherë nga njerëzimi, është e pamundur të kopjohet.

Ky revolucioni i flamingove që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i urrejtjes ndaj Trump.

Nëse hija e Trump nuk do të ishte në çështjen mjedisore, që nuk është as çështje në fakt, nuk do të kishim dëgjuar kurrë për ‘Flamingot’.

Ata që urrenin Trump gjetën Tiranën si një shesh ashtu si Çezari që gjeti rrugët e Shqipërisë.

Kanë influencuar në një vend të vogël me kaq shumë gënjeshtra, gjysëm gënjeshtra që janë shpërndarë, që janë më keq se gënjeshtrat.

Tani ju do të mendonit që Trump ka privatizuar Irlandën nëse do të ju pyesja.

Kam përshtypjen që irlandezët janë të ngjashëm me shqiptarët, nuk jemi si francezët. Ata janë fleksibël dhe të sofistikuar. Ne jemi kokëfortë.", tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.