Ish-deputeti, Myslim Murrizi, shprehu sot kritika të ashpra për dy forcat kryesore politike në vend.
I ftuar në A2 CNN, Murrizi tha se në pesë zgjedhjet e fundit, përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së të votuar nga qytetarët janë shkëputur totalisht prej tyre dhe as nuk i takojnë. “Në 5 palë zgjedhje, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, palodeputetët e të gjitha forcave politike, po veçanërisht PS-PD, nuk përfaqësojnë qytetarët. Janë shkëputur nga qytetarët, nuk i takojnë, nuk ua ndjen”,-u shpreh Murrizi. Më tej, ish-deputeti komentoi protestat qytetare kundër qeverisë që vijojnë prej më shumë se 50 ditësh, e që i konsideroi si një shfryrje të mllefit të akulumuar të shqiptarëve. “I mirëkuptoj protestuestit në shfryrjen e mllefit të tyre të akumuluar, se është pjesë e vrasjes së frikës. Pra, kjo protestë për mua ka bërë dy gjëra shumë të mira dhe pozitive. E para, zgjoi nervin qytetar, në ndryshim nga protestat e thirrura nga Partia Demokratike. E dyta, i hoqi vellon false të sulltanit të Surrelit, që bënte teatër në çdo takim ndërkombëtar”,-tha Murrizi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

