“Protesta për Gjykatën Kushtetuese e thirrur nga Meta më e mira”, analisti “shpërthen” ndaj partive politike: As roja i derës tek selia nuk i ndjek!
Analisti, Edvin Kulluri, i ftuar në “Studio 24” shprehu nota kritike ndaj partive politike sidomos ndaj partive opozitare që sot sipas tij, nuk inkurajojnë njeri në protestat e organizuara.
Analisti, Edvin Kulluri, i ftuar në “Studio 24” shprehu nota kritike ndaj partive politike sidomos ndaj partive opozitare që sot sipas tij, nuk inkurajojnë njeri në protestat e organizuara. Kulluri tha, se protesta më e fundit qytetare ka qenë ajo e thirrur nga ish-presidenti Ilir Meta në 2020, në mbrojtje të Kushtetutës, është protesta politike më e fundit e cila mblodhi mij⌂ra qytetarë për një kauzë të drejtë. “Hera e fundit që kam parë qytetarë, fytyra të mira me fëmijë përdore sepse dolën për një princip, dhe Gjykata Kushtetuese me gjithë problemet që ka, i ka vënë fre siç duhet qeverisë në 3-4 raste. Ajo ka qenë protesta më e mirë e fundit politike dhe ishte spontane. Dhe unë që isha kundërshtar në atë kohë brenda PD me lidershipin e PD dhe Ilir Meta ishte aleat i PD, shkova sepse ishte çështje e drejtë”, tha Kulluri. Edvin Kulluri: Sot në protestë nuk del as roja i derës së partive, as në PS dhe as në PD. Sepse e kanë qelbur kaq shumë sa nuk inkurajojnë njeri. Hera e fundit që kam parë protestë të mirë politike është protesta për Gjykatën Kushtetuese që e ka thirrur ish-presidenti Ilir Meta. Hera e fundit që kam parë qytetarë, fytyra të mira me fëmijë përdore sepse dolën për një princip, dhe Gjykata Kushtetuese me gjithë problemet që ka, i ka vënë fre siç duhet qeverisë në 3-4 raste. Ajo ka qenë protesta më e mirë e fundit politike dhe ishte spontane. Dhe unë që isha kundërshtar në atë kohë brenda PD me lidershipin e PD dhe Ilir Meta ishte aleat i PD, shkova sepse ishte çështje e drejtë.
Nuk është se këtu s’bëhen protesta por protestë të organizuar nga partitë politike, në këtë stad moral ku ndodhen të gjitha partitë opozitare, ne sot kemi vakuum. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
