Lajme Zone
Protesta pas vendimit të ish-krerëve të UÇK, bllokohet hyrja në Prishtinë pas marshimit të qytetarëve
PolitikëABC News Albania

Protesta pas vendimit të ish-krerëve të UÇK, bllokohet hyrja në Prishtinë pas marshimit të qytetarëve

Hyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës, ndërsa sipas raportimeve ata po refuzojnë ta lirojnë rrugën, pavarësisht kërkesave të Policisë së Kosovës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mediat në Kosova raportojnë se një person është i ndaluar.

Si pasojë e bllokimit të qarkullimit janë krijuar kolona të gjata automjetesh në magjistralen Pejë–Prishtinë, veçanërisht nga Komorani në drejtim të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetRajoni