Lajme Zone
Protesta para Parlamentit, lirohen 19 nga të shoqëruar në polici, arrestohet qytetari që hodhi vezë ndaj makinës së deputetes
PolitikëBalkanWeb

Protesta para Parlamentit, lirohen 19 nga të shoqëruar në polici, arrestohet qytetari që hodhi vezë ndaj makinës së deputetes

Të paktën 20 protestues janë shoqëruar në polici pasditen e së martës, 8 shtator, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara para Parlamentit, gjatë seancës së parë plenare pas rikthimit të deputetëve nga pushimet.

Të paktën 20 protestues janë shoqëruar në polici pasditen e së martës, 8 shtator, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara para Parlamentit, gjatë seancës së parë plenare pas rikthimit të deputetëve nga pushimet. Sipas gazetares Xhensila Kodra, nga 20 personat e shoqëruar, njëri prej tyre është arrestuar. Bëhet fjalë për Mustafa Veizin, i cili dyshohet se ka qëlluar me vezë drejt automjetit të deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi. Protesta e së martës u shoqërua me tensione të vazhdueshme mes qytetarëve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Gjatë tubimit pati përplasje, ndërsa një numër protestuesish u shoqëruan në komisariate. Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat para Parlamentit edhe në ditët në vijim. Ata kanë akuzuar deputetët se nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve dhe i kanë cilësuar ata si persona të zgjedhur me mbështetjen e krimit dhe jo të popullit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb