Lajme Zone
Protesta para Kuvendit, ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Nisin paqësisht, por mund të ndryshojnë! Shmangni demonstratat
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta para Kuvendit, ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Nisin paqësisht, por mund të ndryshojnë! Shmangni demonstratat

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e lajmëruar sot përpara Kuvendit. Ambasada thotë se mund të ketë protesta të tjera edhe në vijim ndërsa thekson se pavarësisht se mund të nisin paqësisht, situata ndryshon.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e lajmëruar sot përpara Kuvendit. Ambasada thotë se mund të ketë protesta të tjera edhe në vijim ndërsa thekson se pavarësisht se mund të nisin paqësisht, situata ndryshon. Njëkohësisht, i lajmëron se para dhe pas protestave ka kufizime lëvizjeje dhe masa sigurie të shtuara, ndërsa personelit amerikan i kërkohet të shmangë zonat e tubimit. Në një sërë këshillash të renditura, e para theksohet shmangia e demonstratave nga qytetarët amerikanë. “Një protestë është planifikuar të zhvillohet përpara ndërtesës së Kuvendit, në Rrugën George Ë. Bush. Kjo protestë lidhet me protestat e natës që vazhdojnë përpara ndërtesës së Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërmjet Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të shtrihen edhe në zona përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e qarkullimit dhe ndërprerjet në trafik priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestave. Personeli i qeverisë së Shteteve të Bashkuara këshillohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat. LEXO EDHE:Protestuesi lëndohet me gur në kokë: Mos u dorëzoni! Forconi masat për sigurinë tuaj duke ndjekur këto këshilla: Veprimet që duhen ndërmarrë:Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin demonstratat.Qëndroni të vetëdijshëm për mjedisin që ju rrethon.Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve, kur ndodheni në vende publike.Ndiqni mediat lokale për përditësime.Gjithmonë keni një plan emergjence ose një strategji për t'u larguar në rast nevoje.Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Lajmi kryesor: Tensione te protesta para Kuvendit/ Sulm me vezë e domate ndaj policëve, lëndohet një prej tyre, hiqet gardhi metalik! Policia hedh ujë e gaz lotsjellës (VIDEO) P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise ambasada e shba Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 28.3% Nuk e di 8.1% Vota total: 4642 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?