Lajme Zone
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Stop dhunës ndaj protestuesve
PolitikëEuronews Albania

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Stop dhunës ndaj protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Në një deklaratë të Partisë Demokratike, Berisha pretendon se kryeministri provokoi protestuesit nga zyra e tij dhe urdhëroi policinë të ndërhynte ndaj tyre. “Sonte, Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësorë nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv, me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera. Disa protestues u lënduan me plagë nga dhuna policore, të tjerë u morën forcërisht pa asnjë shkak në rajonin e policisë”, thuhet në deklaratë. Kreu i PD kërkon dhe lirimin e protestuesve. “Partia Demokratike, duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare, dënon me forcën më të madhe dhunën e egër të urdhëruar nga Padrino ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar në polici”, thuhet në reagimin e Berishës.