Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta para Kryeministrisë/ Aktivisti krahason Ramën me Lukashenkon: Ia çorrëm maskën kryeministrit


Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ka bërë një krahasim të fortë mes kryeministrit shqiptar dhe liderit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ka bërë një krahasim të fortë mes kryeministrit shqiptar dhe liderit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Sipas tij, rezistenca e përditshme e qytetarëve ka nxjerrë në pah, siç pretendon ai, një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të regjimeve autoritare. “45 ditë, të paimagjinueshme. Kjo protestë ka denoncuar fuqishëm korrupsionin e kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë dhe qytetarëve e ka plakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë”, u shpreh aktivisti. Ai deklaroi se protesta ka dëmtuar imazhin që, sipas tij, Rama ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.

“45 ditë, të paimagjinueshme. Kjo proteste ka denoncuar fuqishëm korrupsionin e kësaj qeverie. Dalja masive e rinisë, qytetarëve, e kanë plakur këtë qeveri të korruptuar si kurrë më parë. Për 45 ditë qëndresë paqësore, kemi arritur t’ia çjerrim maskën këtij kryeministri, i cili kur shkonte jashtë Shqipërisë paraqitej dhe propagandonte veten si lider novator, që e kishte vënë çdo gjë për vijë dhe Shqipëria po lulëzonte. Për 45 ditë i treguan Europës dhe jo vetëm se ky nuk është lider novator, por është një Lukashenko i dytë. Njësoj si Lukashenko që ka dekada në pushtet dhe justifikohet se e mban pushtetin me votat e popullit, dhe Rama ka krijuar një sistem autokratik për të shtypur popullin, ku pakica përfiton ë kurriz të shumicës.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta