Lajme Zone
Protesta në Tiranë, studentët e Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në shenja mbështetjeje
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, studentët e Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në shenja mbështetjeje

Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar thirrjes për solidaritet me studentët që po protestojnë në Tiranë.

Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar thirrjes për solidaritet me studentët që po protestojnë në Tiranë. Ata e cilësojnë protestën një kauzë të drejtë, që synon të sjellë ndryshime pozitive në vend, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Studentët shprehin gjithashtu shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet më tej. Top Channel