Policia shpërndau protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas edhe nga sheshi “Skënderbej”. Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi. Gjatë rrugës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe i kanë zhvendosur ata në rrugë. Ndërkohë, forcat e policisë u janë vënë pas protestuesve të cilët janë futur nëpër rrugicave mes pallateve. Përfn qetësia, hidhet molotov drejt Kryeministrisë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

