Rreth orës 14:45 ka nisur edhe në Shkodër një marshim proteste në rrugët e qytetit. Të rinjtë, me flamuj kombëtarë në duar, po marshojnë të shoqëruar hap pas hapi nga forcat e policisë. Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë: “Hiqni kapelet dhe bashkohuni me protestuesit”. Pas disa minutash, disa nga të rinjtë kanë nisur të djegin dhe të rrëzojnë kosha mbeturinash në rrugë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre.
