Lajme Zone
“Protesta, në rrugë pa krye”/ Beqiri: Pritet arrestimi i Berishës për 21 janarin, ka dëshmitar okular për vrasjet në Tropojë
Të tjeraABC News Albania

“Protesta, në rrugë pa krye”/ Beqiri: Pritet arrestimi i Berishës për 21 janarin, ka dëshmitar okular për vrasjet në Tropojë

Avokati Idajet Beqiri thotë protesta në bulevard, është futur në një rrugë pa krye.

Avokati Idajet Beqiri thotë protesta në bulevard, është futur në një rrugë pa krye.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë për faktin se kreu i PD, Sali Berisha, nuk po dënohet për krimet që ka bërë.

Beqiri shtoi se ka përfunduar hetimi për çështjen e 21 janarit dhe pritet arrestimi i Berishës. “Protesta është futur në rrugë pa krye, një çiban po e dëmton jetën në kryeqytet. Kryeqytetasit duan të shëtisin në bulevard. Nuk dinë çfarë kërkojnë. Protesta nisi për interesa të vendeve që kishin halle me Shqipërinë, e cila po ecte në rrugë të mbarë në fushën e turizmit. Protesta nisi për interesat e Greqisë, Serbisë dhe Iranit. Pastaj u futën brenda saj edhe elementë të tjerë. Përfitimet më të mëdha i ka dashur Berisha. Do që ai ta barazojë veten me Edi Ramën, që të gjithë janë kriminelë, hajdutë, të korruptuar. Sot në protestë nuk ka më qytetarë, ka disa që paguhen, e kanë shitur shpirtin te Sali Berisha.

Ka 15 vjet që nuk zbardhen vrasjet e 21 janarit. Vrasjet kanë një autor, vrasësi i demokracisë në Shqipëri është Sali Berisha. Pse nuk ngrihen protestuesit. Ky proces është drejt mbarimit, ka përfunduar hetimin. Kjo çështje pret arrestimin e Berishës. Procese të tjera janë disa në SPAK”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Beqiri deklaroi se një dëshmitar ka ardhur nga Franca dhe ka dëshmuar në SPAK në lidhje me vrasjet e kryera në Tropojë, ku përgjegjës është Berisha./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Idajet Beqiri