Protesta qytetare para Kryeministrisë në Tiranë ka hyrë në ditën e 62-të, ndërsa aktivistët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se protesta ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe, sipas saj, u ka rikthyer shpresën shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Ajo tha se, pavarësisht më shumë se dy muajve protesta, qeveria nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të qytetarëve, por ka zgjedhur t’i etiketojë protestuesit me terma përçmues. LEXO edhe...Jakin Marena: Revolucioni ra, u kthye në linçim, mësimi nga Basha dhe ‘ikja’ e Jolës "Ne jemi flamingo, sepse na detyruat të shtegtojmë pasi keni vjedhur për katër mandate. Por dimë të jemi edhe korba e sorra që luftojnë ata që grabisin shtetin dhe i detyrojnë shqiptarët të largohen", deklaroi ajo. Në tubim foli edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i cili ka qenë pjesë e protestës që nga dita e parë. Ai bëri thirrje për mobilizim kundër qeverisë dhe kundër ndryshimeve të propozuara për reformën territoriale, duke u kërkuar banorëve të bashkive të vogla të reagojnë. Një tjetër protestues deklaroi se synimi i lëvizjes është rrëzimi i sistemit politik që, sipas tij, është kapur nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Ai tha se reforma territoriale po nxit shpopullimin e vendit dhe se protesta synon një Kushtetutë të re dhe rikthimin e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve. lajm në përditësim... K.M/ReportTv.al protestat kunder qeverise Komento Komente Albfire: 01/08/2026 01:27 Nuk e kuptoj pse njeri nga ata protestuesit po ja bente me lazer dronit?! Kjo eshte Shqiperia e re?! Përgjigju roi: 31/07/2026 23:11 Të rrëzohesh qeveritë nga një grusht të shiturit nuk do kish shtet në botë. Përgjigju Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 59% 100 bashki (PD) 15.6% 61 bashki (si sot) 25.4% Vota total: 987 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?
