Është dita e 48-të e protestës përpara kryeministrisë. Siç edhe pamjet tregojnë, pjesëmarrja është gjithnjë e më e pakët, larg numrave të një muaji më parë. Thirrjet e protestuesve mbeten të njëjta: dorëheqja e kryeministrit Rama. Pas përfundimit të fjalimeve të zakonshme kundër qeverisë, ata nisën marshimin. Këtë herë itinerari vijoi drejt Rrugës së Elbasanit, Fakultetit Ekonomik, kthimit për te Presidenca e më pas në bulevard. Marshimi, i cili nisi rreth orës 21:20, përfi pas një ore sërish te kryeministria. LEXO EDHE:Rrëzoi kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për ‘McGonigal’ dhe pranoi atë të 11 majit, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese Një prej organizatorëve, Flora Xhemani Baba ka njoftuar se të shtunën në orën 12:00 do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Ajo ka bashkëngjitur edhe një link që të çon te një formular që duhet plotësuar për të marrë pjesë. P.J/Shqiptarja.com Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 5563 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
