Protestat kundër qeverisë sot arritën në ditën e 53-të, me qytetarë që si zakonisht u mblodhën fillimisht te sheshi "Skënderbej", dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Në fjalimet e tyre, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Hetoni Ramën, zbatoni ligjin”, tha një protestues duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë. LEXO EDHE:Protestuesit ia marrin valles para Kryeministrisë nën ritmet 'Vallja e Hajdutëve', e kryeson 'Berisha' (VIDEO) Disa të rinj me maska me fytyrat e prej disa politikanëve të PS dhe PD kanë improvizuar një lojë bixhozi duke ndarë hartën e Shqipërisë, duke iu referuar propozimit të mazhorancës për reformën territoriale. Pas 'lojës' ata ia kanë marrë edhe valles, ku e kryeson ai që mban maskën me fytyrën e Berishës. Ndërkohë një pjesë tjetër kanë shkruar me gëlqere në rrugën e bulevardit 'Jo ligje pa ne, per ne'. Pas mbylljes së fjalimeve protestuesit kanë nisur marshimin ashtu edhe siç bëjnë çdo natë. Lajm në përditësim… Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:15 Protestuesit ia marrin valles para Kryeministrisë nën ritmet 'Vallja e Hajdutëve', e kryeson 'Berisha' (VIDEO) Disa protestues që mbajnë maska me fytyrat e disa politikanëve ia kanë marrë valles para Kryeministrisë.Siç shihet edhe në pamjet e siguruara vallen kryeson qytetari me maskën e Sali Berishës, më pas vjen 'Rama' dhe 'Braçe'. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale protestat kunder qeverise PD PS Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 4322 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

