Lajme Zone
“Protesta, mësimi më i mirë për mazhorancën”, deputeti i PS: Institucionet të bëjnë mirë punën e tyre!
PolitikëABC News Albania

“Protesta, mësimi më i mirë për mazhorancën”, deputeti i PS: Institucionet të bëjnë mirë punën e tyre!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe sulmin ndaj Policisë së Shtetit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke kërkuar reflektim nga mazhoranca, institucionet dhe klasa politike. Deputeti socialist theksoi se ngjarjet duhet të shërbejnë si një mësim për mazhorancën dhe institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, duhet të përmbushin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe sulmin ndaj Policisë së Shtetit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke kërkuar reflektim nga mazhoranca, institucionet dhe klasa politike. Deputeti socialist theksoi se ngjarjet duhet të shërbejnë si një mësim për mazhorancën dhe institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, duhet të përmbushin më mirë detyrat e tyre. Malaj tha se ajo që ndodhi ishte e pakonceptueshme për të, veçanërisht për shkak të sulmit të drejtpërdrejtë ndaj policisë. “Të thuash vetëm fjalë të këqija është e turpshme. Nuk e mendoja që do të arrinim në këtë derexhe. Kjo që ndodhi, uroj të jetë mësimi më i mirë për ne si mazhorancë, për institucionet që duhet të bëjnë punën e vet, që s’e kanë bërë mirë fare, por edhe për klasën politike, që duhet të kuptojë që mediat janë për të përfituar në kurriz të lajmeve dhe njerëzve që janë pjesë e saj, tenderave. Duhet të ketë patjetër një tjetër qasje. Kjo që ndodhi tani ishte e pakonceptueshme, nuk e kisha menduar që policia do të bëhej objekt sulmi i drejtpërdrejtë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetReal Story