Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Kuvendi në ‘rrethim’, dështojnë sulmet ndaj deputetëve! Protestuesit vezë e domate drejt policëve, 6 të shoqëruar! Lirohet Arben Kola (VIDEO)


Për të katërtën seancë plenare radhazi, protesta para Kuvendit u shoqërua me masa të forta sigurie, duke penguar çdo tentativë për të goditur deputetët me vezë, domate dhe speca. Përplasjet u zhvendosën me policinë, ku pati hedhje vezësh ndaj uniformave blu.

TIRANË- Seanca plenare këtë të hënë, solli për të katërtën herë protestën e “flamingove” para Kuvendit, me synim goditjen e deputetëve me vezë, domate e speca. Grupi, me numra modeste, u mblodh në sheshin “Skënderbej”, dhe rreth orës 09:00, pas një marshimi të shkurtër, u zhvendos në rrugën “Xhorxh Bush”, në fillim të pedonales, me synim “kapjen” e deputetëve duke hyrë nga Akademia e Shkencave. Edhe këtë herë, njësoj si në protestën e 23 korrikut, Policia e Tiranës, bllokoi tërësisht hyrjet drejt godinës së Kuvendit, në një rreze të gjerë sigurie. Që në fillim “Shqiponjat”, pasuar nga efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, u dislokuan për të mos lejuar kalimin. Njëjtë masat ishin edhe në anën e rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë dhe në fillim të pedonales, te Ministria e Brendshme. LEXO EDHE:Vezë drejt makinës së Ballës, momenti kur një grup protestuesish i sulen automjetit (VIDEO) Protestuesit qëndruan për disa minuta në fillim të pedonales, tërësisht të bllokuar nga forca të shumta të policisë, dhe në pamundësi për të qëlluar drejt policëve prej distancës së largët. Kjo i detyroi të nisnin marshimin. Fillimisht u zhvendosën te Ministria e Brendshme, por pak qëndruan. Marshimi vijoi drejt urës së ish-hotel “Dajtit”, për të bllokuar të dyja krahët Unazës në bulevardin “Zhan d’Ark”. Synimi ishte kalimi nga xhamia e Namazgjasë. Nga aty, pak para orës 10:00, kur niste edhe seanca, deputetët po hynin një e nga një. Dikush në këmbë, me makinë personale, ose të tjerë me taksi. Megjithatë, të sigurt, këtë herë askush nuk u prek nga vezët, domatet dhe specat. Policia u zhvendos në mes të Unazës, bllokoi lëvizjen dhe këtu nisën incidentet e para. Disa protestues tentuan të çajnë kordonin për të kaluar, nisën sulmin me vezë e domate ndaj vetë bluve. Kaq mjaftoi që të nisin shoqërimet e para. Pak çaste më vonë, kur mes protestuesve ndjejë një acarim për shkak të reagimit të bluve, u shoqërua Arben Kola, një prej emrave më aktiv të protestës, i cili u lirua pak orë më vonë. Në vijim pati të tjera shoqërime, 6 në total. Edhe pse më pak se herët e shkuara, një i ri u mor me ambulancë për shkak të spraj me piper në fytyrë, të hedhur prej uniformave blu. Pas këtyre incidenteve policia u tërhoq dhe protestuesit qëndruan për disa minuta të qetë në fillim të rrugës “Xhorxh Bush”, vetëm me thirrje. Më pas, marshimi rinisi dhe protestuesit u zhvendosën te Ministria e Brendshme, ku qëndruan për rreth 30 minuta. Kur tashmë seanca në Kuvend u mbyll, edhe protestuesit u shpërndanë. Pak prej tyre u zhvendosën te Komisariati nr. 1, aty ku mbahen të shoqëruarit. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës liroi këtë të hënë 2 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në protestën e enjtes. Artemida Islamajt dhe Orion Peçit, nuk u lejohet dalja jashtë shtetit. Islamaj, sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Peçi, dyshohet se dëmtoi efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:25 ‘Lironi çunat’, protestuesit vendosen te komisariati nr. 1 Protestuesit janë vendosur te komisariati nr. 1 duke bërë thirrje për lirimin e 6 të shoqëruarve nga policia.“Lironi çunat”, thërrasin ata. Një pjesë e mirë janë ulur në tokë, mbështetur te njëri-tjetri. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:18 U shoqërua nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola Arben Kola është liruar pasi u shoqërua nga policia disa orë më parë, kur nisi protesta. Anëtari i grupit organizator të protestës u përplas me efektivët në fillim të tubimit.Deri në këtë moment, ai po mbahej në komisariatin nr. 1, jashtë të cilit ka edhe një grup protestuesish. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:09 Protestuesit shkojnë te komisariati numër 1, thirrje për lirimin e të shoqëruarve Protestuesit janë zhvendosur përballë komisariatin numër një në Tiranë dhe po bëjnë thirrje për lirimin e 6 protestuesve të shoqëruar, mes tyre edhe organizatori Arben Kola. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:23 Pas përplasjeve me efektivët, protestuesit marshojnë drejt sheshit Skëndërbej Pas tensioneve dhe përplasjeve me efektivët e Policisë së Shtetit te Xhamia pranë Kuvendit, protestuesit po marshojnë në drejtim të sheshit Skëndërbej. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:08 Policia shoqëron Arben Kolën, 4 efektivë e mbajnë nga krahët e këmbët (VIDEO) Pesë të shoqëruar deri më tani nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë.Raportohet se protestuesit po sulmojnë gjithashtu edhe gazetarët. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:05 Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate policinë! Njëri tenton të çajë kordonin, shoqërohet nga efektivët (VIDEO) Sulme me domate, vezë dhe sende të tjera nga protestuesit drejt Policisë së Shtetit. Policia nuk po i lejon të kalojnë në urën e “Rrugës së Elbasanit” për t’i lokalizuar. Protestuesit po mhen të çajnë edhe kordonin e policisë ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:48 Protestuesit zhvendosen te Ministria e Brendshme, bllokohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO) Protestuesit janë vendosur te Ministria e Brendshme ku ndodhen edhe forca të shumta policie. Vendosja e tyre para institucionit ka bërë që të ketë edhe bllokim të qarkullimit të automjeteve. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:32 Pas pak seanca plenare, deputetët hyjnë në Kuvend mes thirrjeve të protestuesve (VIDEO) Seanca plenare nis pas pak minutash dhe deputetët kanë filluar të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë, pak metra më tutje, protestuesit thërrasin “parlament i krimit.” P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:26 Protestuesit ‘pasurojnë’ arsenalin, vezëve u shtojnë domate e speca (VIDEO) Protestuesit sot nuk janë të pajisur vetëm me vezë. ‘Arsenalit’ të tyre i kanë shtuar edhe domate e speca, si ‘realizim’ i premtimit se do të bënin një omletë. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:07 Protestuesit thirrje para Kuvendit: Parlament analfabet (VIDEO) Qytetarët janë vendosur para parlamentit për protestën e radhës. Me thirrjet “parlament i krimit”, “parlament analfabet” dhe “nuk na përfaqësoni”, ata kërkojnë që qeveria të dorëhiqet.“Ju erdhi fundi”, thërrasin ata. Ata kënduan edhe himnin kombëtar, me të cilin çelin çdo protestë të orës 19:00 para kryeministrisë. Protestuesit janë pajisur edhe me vezë. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:44 Paralajmërimi për protestë, Kuvendi rrethohet me gardh metalik dhe forca policie (VIDEO) Pas pak pritet që Kuvendi të nisë seancën plenare, por godina e parlamentit tashmë është rrethuar nga gardhi metalik dhe forca të shumta policie, për shkak të protestës së paralajmëruar.Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme, pedonalja e deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.” P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: kuvend 27 korrik 2026 protestat kunder qeverise Komento Komente Deni: 27/07/2026 14:16 cfare eshte ku llum mer?!kush i blen keto veze dhe domate?na i shperndani ti hame,legend mos i shperdorni kot…hidhni sa te doni,junpo reudheni si proteste…duke mare parasysh qe sala eshte 80+ vjec ju jeni reushir she vazhdoni te rrushenk si koqet e tij.

Legena,beni Proteste pwr mirqenien e popullit dhe hidhni veze 300. leke kokrra dhe domate 1000 leke kilka…yt rrace e keqe antishqiptare. Përgjigju geni: 27/07/2026 14:01 Nuk e kuptoj përse policia është kaq tolerante ndaj këtyre plerave të bulevardit,janë mbledhur talebanët e ndyrë. Përgjigju Sula: 27/07/2026 13:14 Po pse mereni me kto analfabete lerini te bertasin e ulerasin se ne fund tek plaku mere me bishte ndershale do te shkojne. Përgjigju Rezet: 27/07/2026 11:13 Si shum është duke e kruar bithen ky Kola? Por gjykatat e korruptuara hajdutër, të kapura ng PDja dho po bojnç punen e PDsë! Janë 57 ditë proteste dhe asnjë arrestim, vetëm ndslime dhe i lëshëjnë përsëri! Po ato Policët e shkretë që po goditen nga këto bandit pse nuk po dënohen sipas ligjit në fuçi? Përgjigju Sapa: 27/07/2026 07:25 Po te behej nje sondazh ne nje anije piratesh mbi kapitenin cfare pergjigjesh do jepnin piratet? Përgjigju Tapa: 27/07/2026 15:23 Rrnoftë kapiteni dotë thoshin! Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 30% Nuk e di 6.9% Vota total: 5354 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?