Profesori Lush Susaj, në protestën e 80-të para kryeministrisë, tha se qytetarët duhet të reagojnë ndaj asaj që e konsideron padrejtësi, ndërsa e cilësoi protestën si një “shkollë politike” dhe si një betejë për rikthimin e pluralizmit. Ai gjithashtu, kërkoi ndihmoi nga ambasadori që do vijë në Shqipëri. “Faik Konica thotë që zuzari çfarë i sheh syri, i do për vete. Respekt për secilin protestues. Nëse nuk reagojmë, jemi qyqarë. Kjo protestë është shkollë politike, na bën krenarë dhe na heq qafe zuzarët. Mbahuni sepse jemi në të drejtën tonë të historisë. Le të rikthejmë pluralizmin. Ambasadori i SHBA që do vijë në Shqipëri, le të na ndihmojë të rikthejmë demokracinë. Ambasador, jemi Shqipëria që krijoi president Willsoni. Ne i themi keq-bërësve që na provokojnë, ndaloni. Këta kanë marrë fund. Uroj që mos të na dërgojë te skenari i Mianmarit”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Lush Susaj protesta Tirane
