Protestat kundër qeverisë arritën sot në ditën e 51-të, por me shumë herë më pak pjesëmarrës se në javët e para. Edhe këtë të hënë, para Kryeministrisë, qytetarët që folën nga podiumi kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u zotuar se tubimet do të mbijetojnë deri në “ditën e 510-të derisa qëllimi të realizohet” Një i ri u shpreh para protestuesve se Diaspora ka një arsye më shumë për të ardhur në protestë. Një qytetare e cilësoi lëvizjen qytetare si “revolucionin e rinisë dhe Gjeneratës Z”, duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike nga skena. LEXO EDHE:Ylli Pata: Epopeja e çuditshme, pse tentohet të rrëzohet Edi Rama, pa gjetur një Anti-Ramë? “Ky është revolucioni i rinisë, i Gjeneratës Z. Falënderoj të gjithë ata qytetarë që janë mbledhur këtu dhe e mbështesin këtë Gjeneratë Z. Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë”, u shpreh ajo. Në orën 21:25 protestuesit nisën marshimin që u mbyll më herët se zakonisht tjetër, vetëm pas 60 minutash. Share K.M/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.3% I gabuar 26.9% Nuk e di 8.9% Vota total: 1905 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
