Me pesë kërkesa të qarta dhe premtimin për të mos u tërhequr, protestuesit thonë se rezistenca qytetare do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend. Sot mbahet protesta e 51-të kundër qeverisë, ndërsa qytetarët u mblodhën sërish në Tiranë për të vijuar mobilizimin e tyre, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Një ditë më parë, në protestën e 50-të, pjesëmarrësit u grumbulluan në sheshin "Skënderbej" dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.
Më pas, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Poshtë patronazhistët", "Parlament analfabet", "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Rama ik, Berisha ik", “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve”, “Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAK You”, dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.
Ndërkohë, ashtu siç paralajmëruan organizatorët, protestuesit u mblodhën sot në orën 12:00 edhe para godinës së Kuvendit. Në vezët që protestuesit mbanin në duar ishin shkruar emrat e disa deputetëve. Një pjesë e tyre u hodhën në drejtim të makinave të ligjvënësve, një akt simbolik proteste ndaj përfaqësuesve të Kuvendit, të cilët vijojnë të mbështesin ligjet që kundërshtohen prej 51 ditësh në rrugë.
Zona përreth Kuvendit u vu nën masa të forta sigurie. Perimetri i institucionit u rrethua me gardhe metalike, ndërsa forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u angazhuan për garantimin e rendit dhe parandalimin e incidenteve.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Lëvizja qytetare nisi si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. Me kalimin e ditëve, protestuesit kanë zgjeruar kauzën e tyre, duke artikuluar pesë kërkesa kryesore drejtuar qeverisë.
Kërkesa e parë është dorëheqja e qeverisë. Katër kërkesat e tjera lidhen me shfuqizimin ose anulimin e disa ligjeve dhe ndryshimeve ligjore, të cilat, sipas protestuesve, janë miratuar për t'i hapur rrugë investimeve të mëdha pa transparencë.
Konkretisht, protestuesit kërkojnë: Dorëheqjen e qeverisë; Shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë; Shfuqizimin e "Paketës së Maleve"; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.proteste dita e 51 rama qeveri kaste politike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Qytetarët sërish në protestë, pensionisti: Rama më diktator se Enver Hoxha, duam mirëqenie jo dallavere 20 Korrik 2026, 19:4119:41Aktualitet Zjarr masiv përgjatë autostradës Fier-Vlorë, tymi mbulon rrugën dhe vështirëson qarkullimin 20 Korrik 2026, 19:1119:11Aktualitet Sot u shënua dita më e nxehtë e vitit, qyteti ku temperaturat arritën deri në 47 gradë 20 Korrik 2026, 18:3618:36Aktualitet Flakët "pushtojnë" kodrën mbi tunelin e Vlorës, rrezikohen banesat 20 Korrik 2026, 16:5116:51Aktualitet Afera "Partizani", Bamir Topi 'mbron' Berishën dhe Malltezin: Nuk kam pasur asnjëherë presion 20 Korrik 2026, 16:3416:34Aktualitet Nga mësues muzike në polic me 5 muaj kurs, ikën nga uniformat blu Neritan Nallbati; dora e zezë e krimit dhe call center-ave 20 Korrik 2026, 15:2815:28Aktualitet

