Protesta e sotme kombëtare është e ndarë në dy fronte. Një pjesë e protestuesve dhe deputetë të PD-së ndodhen para Kryeministrisë, ndërsa disa qytetarë dhe studentë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit.
Në të dyja vendet situata paraqitet e qetë dhe nuk ka pasur asnjë përplasje apo konflikt me policinë.
Në terren ndodhen 1500 forca policie dhe po ashtu pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë janë pozicionuar mjetet ujëhedhëse. Kujtojmë se kjo është dita e 19-të e protestës studentore. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

