Lajme Zone
Protesta/ Hita jep porositë për efektivët: Zbatoni ligjin dhe ruani proporcionalitetin
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Hita jep porositë për efektivët: Zbatoni ligjin dhe ruani proporcionalitetin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.

Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet hita