Lajme Zone
Protesta e paralajmëruar në 24 tetor, Zef Brozi thirrje të rinjve: Mos ju bashkoni përgjakësit të Shqipërisë, Sali Berishës! Ka qëllim shkrumbimin e vendit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e paralajmëruar në 24 tetor, Zef Brozi thirrje të rinjve: Mos ju bashkoni përgjakësit të Shqipërisë, Sali Berishës! Ka qëllim shkrumbimin e vendit

Zef Brozi i ka kërkuar të rinjve që të mos lejojnë Sali Berishën dhe politikanë të tjerë, që përmes ndërhyrjes në protesta të shkaktojnë dhunë e kaos në Shqipëri. Sipas tij, Berisha ka për qëllim njollosjen dhe përgjakjen e vendit.

Ish-kryetari i Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi, u ka bërë thirrje nxënësve, studentëve e pedagogëve që të mos i bashkohen protestës së paralajmëruar për të shtunën, në 24 tetor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brozi është shprehur se protesta është thirrur nga parti të caktuara politike dhe Sali Berisha, të cilin ai e cilëson si zjarrvënësin e Shqipërisë. LEXO edhe...Urdhri i Ramës për hapjen e garës për rinovimin e institucioneve, Basha: Kryeministrin mund ta ketë shtyrë protesta e ‘Flamingove’, por kurrësesi tubimet e dhunshme të maskave Brozi ka deklaruar se studentët nuk duhet të lejojnë Sali Berishën dhe asnjë politikan tjetër të rrëmbejë protestën paqësore për të përgjakur Shqipërinë. Reagimi i Zef Brozit: Meqenëse me 24 Tetor Sali Berisha dhe ndonjë parti tjetër kanë njoftuar një protestë kombëtare, unë ju bëj apel studentëve, pedagogëve dhe nxënësve të mos i bashkohen partive politike dhe zjarrëvënësit, përgjakësit të Shqipërisë dhe vrasësit të protestuesve. Të dashur studentë e nxënës! Ju kam mbështetur dhe mbështes në protestat e juaja paqësore. Pa rini nuk ka Shqipëri! Mos lejoni Sali Berishën dhe asnjë politikan e partiak tjetër të rrëmbejë protestën tuaj paqësore për t’ju njollosur ju dhe përgjakur e shkrumbuar vendin tonë të dashur. Miqësisht, Zef Brozi Ëashington, DC 22 Tetor 2026 R.Xh/ReportTv.al Zef Brozi protestat kunder qeverise proteste Tirane sali berisha PD Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 11707 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?