Protestat e studentëve dhe të rinjve në Shqipëri po vazhdojnë për disa ditë radhazi, me tubimet kryesore të përqendruara në Tiranë.Protestat po zhvillohen për shkak të pakënaqësive të studentëve dhe të rinjve me kushtet në arsim, koston e jetesës dhe qeverisjen në vend.Në protesta ka përplasje mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit kanë hedhur gurë, mjete piroteknike dhe në disa raste koktej molotovi, ndërsa janë dëmtuar hyrje institucionesh dhe objekte të tjera. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmave.Nga përplasjet janë raportuar të lënduar si në radhët e policisë, ashtu edhe mes protestuesve dhe qytetarëve. Protestat janë shtrirë edhe jashtë Tiranës, me tubime dhe incidente të raportuara në Korçë, Vlorë dhe Lezhë. Postet:Mbylle18/10/2026 • 16:27Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spital18/10/2026 • 16:26Anulohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë18/10/2026 • 15:55RENEA në protestë, Policia: Morëm telefonatë se po rrezikohej jeta e efektivëve18/10/2026 • 14:05Dita e gjashtë e protestës në Tiranë - tensionohet situata mes policisë dhe protestuesve17/10/2026 • 22:40Pas përballjes frontale, mbyllet protesta e pestë kundër qeverisë17/10/2026 • 22:06Kongresisti amerikan Aderholt: Qeveria shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë17/10/2026 • 21:43Përballje frontale mes protestuesve dhe Policisë17/10/2026 • 19:30Përshkallëzohen përplasjet në protestë, digjet hyrja e Bankës së Shqipërisë17/10/2026 • 19:08RENEA rrethon Kryeministrinë17/10/2026 • 19:00Kaos te Kryeministria, merr flakë një polic17/10/2026 • 18:02Protesta del jashtë kontrollit, policia mësyn me furgonë drejt protestuesve17/10/2026 • 15:52Bllokimi i ambulancës gjatë protestës, reagon QKUM: Ambulancat janë në shërbim të qytetarëve, pengimi rrezikon jetën e tyre17/10/2026 • 15:29Tensionohet situata në bulevard, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve17/10/2026 • 15:14Molotovë, gaz dhe ujë me presion, tensione e përplasje në protestë, marshojnë drejt kryeministrisë17/10/2026 • 15:07“Fluturimet vijojnë normalisht!” Aeroporti i Tiranës del me njoftim17/10/2026 • 14:24Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gome17/10/2026 • 14:07Aeroporti mohoi fikjen e dritave, por Berisha e përmend sot: Dyshova se ia mbathi Rama17/10/2026 • 13:45Përshkallëzohet situata në Tiranë, Policia gjuan me plumba gome17/10/2026 • 13:07Tym e flakë para Ministrisë së Arsimit, studentët bllokojnë rrugën, policia hedh gaz lotsjellës17/10/2026 • 12:29Tensionohet situata te Ministria e Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave17/10/2026 • 12:03Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare17/10/2026 • 11:47Protesta në Tiranë - nis grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, policia bën gati autobotet17/10/2026 • 11:13Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës17/10/2026 • 10:0421 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit?17/10/2026 • 09:19Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara17/10/2026 • 08:38Mëngjes i qetë në Shqipëri16/10/2026 • 21:55Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë16/10/2026 • 18:37Elisa Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve16/10/2026 • 17:07Dhuna në protestë, pezullohen dy policë në Tiranë16/10/2026 • 14:21Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së Arsimit16/10/2026 • 14:00Protestat në Tiranë, Rama: S’ka forcë në botë që e rrëzon Shqipërinë më përtokë16/10/2026 • 13:37“Djali im është me ju” – Kreu i FNSH-së në Tiranë debaton me protestuesit: Ju kam xhan, vetëm paqësisht16/10/2026 • 13:02Protestuesit drejt rrugës së Durrësit, disa prej bizneseve qëndrojnë hapur - por nxjerrin ‘truproja’ jashtë ambienteve të tyre16/10/2026 • 12:37Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në Tiranë16/10/2026 • 12:35Gjykata caktoi masat për protestuesit, flasin avokatët: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja16/10/2026 • 12:21U bë simbol i revoltës - arrest shtëpie për Klevi Metajn16/10/2026 • 12:06“Nuk ka kthim pas”, protestuesit thirrje policisë të heqin kapelat dhe të bashkohen me popullin16/10/2026 • 11:48Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse16/10/2026 • 11:25Të maskuar hodhën gurë drejt institucioneve publike në Korçë, arrestohen dy persona - 23 të tjerë procedohen penalisht16/10/2026 • 10:51Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani dhe Korça, zgjohen me tensione, studentët dhe gjimnazistët në protestë16/10/2026 • 10:36Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë në Burrel, nisin shoqërimet e para16/10/2026 • 09:52Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore16/10/2026 • 08:51“Dora e mbrapshtë që e ndjek Shqipërinë si mallkim që nga viti 1912”, Rama: Sa herë i afrohemi objektivit historik, këtu plas flaka16/10/2026 • 07:46Policia e Tiranës: Ne nuk përdorim kavo metalike, u janë kapur katër të rinjve me maska që po shkonin për t’i goditur protestuesit15/10/2026 • 23:52Berisha publikon pamje të të arrestuarve në komisariate: Torturë kolektive ndaj studentëve15/10/2026 • 22:52Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet15/10/2026 • 22:22Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA-së: Tregoni kujdes për sigurinë personale15/10/2026 • 20:05Vijojnë tensionet në protestë, digjet një kioskë tjetër në bulevard15/10/2026 • 19:11Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë15/10/2026 • 18:57Berisha ultimatum Ramës15/10/2026 • 18:37OVL-UÇK: Askush nuk mund ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjetMe flamurin e UÇK-së në ballinë, Blick përshkruan protestat në Shqipëri, përmendet edhe Kosova15/10/2026 • 17:55Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin e vendit15/10/2026 • 17:45Drejtori i Policisë së Shqipërisë: 71 policë të plagosur, Policia nuk tërhiqet, institucionet dhe qytetarët do të mbrohen15/10/2026 • 16:41MSH: 14 të lënduar gjatë protestës, 8 efektivë policie dhe 4 protestues marrin ende trajtim mjekësor15/10/2026 • 16:13Familjarët i dërgojnë ushqim policit gjatë protestës në Tiranë, Rama publikon pamjet: “Respekt”15/10/2026 • 16:04Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, mbyllet protesta në Elbasan15/10/2026 • 15:34Ndalohen të mitur në Kukës gjatë protestës, Policia: Në komisariat do të shoqërohen në praninë e prindit dhe psikologut15/10/2026 • 15:29Mori plagë në kokë gjatë protestës, komandanti i forcave të rendit të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore15/10/2026 • 14:47Përfn pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruar15/10/2026 • 14:37Protesta në Tiranë, dëmtohet dega e Credins Bank15/10/2026 • 14:03Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën15/10/2026 • 13:50BE-ja në Shqipëri reagon për protestën: Dhuna nuk ka vend në demokraci15/10/2026 • 13:24Protesta e studentëve përhapet në Shkodër, sulmohen godinat e PS dhe PD15/10/2026 • 13:20E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në Tiranë15/10/2026 • 13:18Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit - ka të arrestuar15/10/2026 • 12:50Berisha apel studentëve dhe nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuaj15/10/2026 • 12:43Reagon ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta15/10/2026 • 12:34Policia e Shtetit thirrje prindërve: Fëmijët të qëndrojnë larg situatave të dhunshme, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët15/10/2026 • 12:15A do të japë dorëheqjen pas protestave? Kryeministri Rama përgjigjet për “Reuters”15/10/2026 • 11:55Situatë e tensionuar në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë15/10/2026 • 11:07Gaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestat15/10/2026 • 09:47Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin, shkatërrojnë objektet në rrugë - nisin shoqërimet nga policia15/10/2026 • 09:09Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit!15/10/2026 • 09:00Pas protestës së dhunshme mbrëmë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës15/10/2026 • 08:55Pas protestave në Tiranë, vjen reagimi i parë i Ramës: Kjo nuk është nga duart e studentëve14/10/2026 • 23:33Demo: 51 efektivë të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës në Tiranë14/10/2026 • 22:19Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës - plagosen 5 protestues dhe 1 kalimtar14/10/2026 • 21:42Protestuesit i vënë zjarrin Kuvendit, reagon Niko Peleshi: Dhuna nuk i shërben asnjë kauze14/10/2026 • 21:34Flakët para ministrive - reagon ministri Demo: Kush i ka porositur, i ka bërë llogaritë gabim14/10/2026 • 21:05Policia e Shtetit: 14 policë të lënduar gjatë protestës, 35 persona të shoqëruar14/10/2026 • 20:55Tensione në Tiranë, sulmohet Komisariati nr. 2, policët qëllohen me mjete të forta14/10/2026 • 20:54Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore14/10/2026 • 20:10Protestuesit sulmojnë xhamat e qendrës tregtare pranë Kalasë së Tiranës14/10/2026 • 19:55Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës14/10/2026 • 19:38Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisë14/10/2026 • 19:23Protestuesit shkatërrojnë dhe djegin bizneset te Kullat Binjake14/10/2026 • 18:57Tensione pranë Kryeministrisë, i vihet flaka një biznesi te dy kullat përballë Piramidës14/10/2026 • 18:33Protestuesit dëmtojnë godinën e Kryesisë së Kuvendit14/10/2026 • 18:07Përshkallëzohet protesta në Tiranë, u vihet flaka pemëve pranë Kryeministrisë14/10/2026 • 17:552 policë të lënduar po marrin trajtim në urgjencë, 3 protestues pas mjekimit kanë dalë nga spitali14/10/2026 • 17:55Begaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë14/10/2026 • 17:30Situatë e tensionuar, protestuesit hedhin gurë drejt Kryeministrisë14/10/2026 • 16:56Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave, policia përdor gaz lotsjellës14/10/2026 • 16:49Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik Kombëtar14/10/2026 • 16:48Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-së14/10/2026 • 16:21Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka institucionit financiar14/10/2026 • 15:18Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforët14/10/2026 • 14:58Situatë e tensionuar në Tiranë - protestuesit hedhin gurë, Policia topa uji14/10/2026 • 14:49Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësore14/10/2026 • 14:43Situatë e tensionuar, zjarr në ballkonin e Ministrisë së Arsimit14/10/2026 • 14:33Situatë e tensionuar, hidhet gaz lotsjellës14/10/2026 • 14:28Foto nga protesta14/10/2026 • 14:24Protestuesit përzënë Edi Palokën, ujë drejt deputetit të PD-së: Rama në burg, Berisha në burg14/10/2026 • 14:21Protestuesit sulmojnë një bankë14/10/2026 • 13:16“Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm”, Delegacioni i BE reagon për protestat14/10/2026 • 13:02Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivët14/10/2026 • 12:43Të rinjtë i vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyn Policia14/10/2026 • 12:06Studentët shkulin kangjellat e hekurit përpara Ministrisë së Arsimit dhe gjuajnë me mjete piroteknike14/10/2026 • 12:03Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë! 118 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 18/10/2026 • 16:27Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spitalPas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një protestuese është gjetur pa ndjenja pranë Ministrisë së Brendshme.Nga burimet bëhet e ditur se bëhet fjalë për një grua, e cila është e shtrirë në tokë.Lajmi i plotë këtu18/10/2026 • 16:26Anulohet vizita e kryeministrit Rama në VjenëVizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, por është anuluar nga pala shqiptare.Lajmi është bërë i ditur nga faqja austriake “Ots.at”, ndërsa anulimi është konfirmuar edhe nga Kryeministria, raporton A2 CNN.Lajmi i plotë këtu18/10/2026 • 15:55RENEA në protestë, Policia: Morëm telefonatë se po rrezikohej jeta e efektivëvePolicia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 27 persona janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pas përplasjeve gjatë protestave të ditëve të fundit. Sipas autoriteteve, 37 efektivë të Policisë janë lënduar gjatë protestës së së shtunës, ndërsa janë sekuestruar fishekë luftarakë, bomba Molotov dhe materiale të tjera.Në një deklaratë për media, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike, ka thënë se Policia është përballur për gjashtë ditë me sulme nga grupe personash të maskuar, të cilët, sipas tij, kanë përdorur gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov.Lajmi i PLOTË18/10/2026 • 14:05Dita e gjashtë e protestës në Tiranë - tensionohet situata mes policisë dhe protestuesveKa nisur këtë të diel në Tiranë protesta e gjashtë studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.Protestuesit janë mbledhur rreth orës 12:30 para Ministrisë së Arsimit, duke vazhduar mobilizimin e tyre kundër qeverisë.Protesta e sotme vjen pas disa ditësh demonstratash dhe përplasjesh, ndërsa situata politike në kryeqytetin shqiptar mbetet e tensionuar.Më herët gjatë së dielës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk do të tërhiqet përballë akteve të dhunës gjatë protestave.Në një komunikim të drejtpërdrejtë, Rama u është drejtuar edhe studentëve që kërkojnë dialog me qeverinë, duke i ftuar të zhvillojnë një takim me të në Kryeministri, në fakultet apo përmes një forme tjetër komunikimi.“Kush do të flasë me mua pa maskë më ka këtu, kush do të më çojë mesazh me maskë mua dhe shtetin më ka përballë. Kjo që po ndodh, Shqipërinë do ta nxjerrë më të fortë”, ka deklaruar Rama.Kryeministri ka theksuar kështu se është i hapur për komunikim me studentët, por ka paralajmëruar se institucionet nuk do të tërhiqen përballë dhunës.17/10/2026 • 22:40Pas përballjes frontale, mbyllet protesta e pestë kundër qeverisëNjë përballje frontale ka ndodhur gjatë protestës së pestë të dhunshme të protestuesve me policinë.Protestuesit godisnin me gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit hidhnin gaz lotsjellës.Pas përballjes së dhunshme të shënuar përpara Kryeministrisë, policia ka ndjekur protestuesit nëpër lagjet e Tiranës, për t’i shoqëruar.Kështu u mbyll edhe protesta e pestë ndaj qeverisë.17/10/2026 • 22:06Kongresisti amerikan Aderholt: Qeveria shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorëKongresisti amerikan, Robert Aderholt, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të protestuesve paqësorë.Përmes një reagimi në rrjetin social X, Aderholt, i cili kryeson Nënkomisionin për Punë, Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore dhe Arsim në Komisionin për Ndarjet Buxhetore të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka thënë se populli shqiptar meriton institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij.Lajmi i plotë17/10/2026 • 21:43Përballje frontale mes protestuesve dhe PolicisëKanë rifilluar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me gurë dhe polica ka përdorur botët me ujë.Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa numri i forcave të policisë në terren është i lartë.17/10/2026 • 19:30Përshkallëzohen përplasjet në protestë, digjet hyrja e Bankës së ShqipërisëSituata në Tiranë është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës, ku përplasjet dhe aktet e dhunës janë shoqëruar me disa vatra zjarri në zona të ndryshme të kryeqytetit.Flakët kanë përfshirë hyrjen e Bankës së Shqipërisë, ndërsa protestuesit u kanë vënë zjarrin edhe një biznesi dhe një automjeti pranë Gjykatës së Lartë. Po ashtu, raportohet se janë djegur edhe zyrat e Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, protestuesit kanë djegur edhe kosha mbeturinash në rrugë, duke rënduar më tej situatën në terren.Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar prej disa orësh, fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe aktualisht janë mbledhur pranë Gjykatës së Lartë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa dëmtimet dhe zjarret e shkaktuara gjatë protestës kanë përfshirë disa prej zonave kryesore të kryeqytetit.17/10/2026 • 19:08RENEA rrethon KryeministrinëPolicia është mobilizuar këtë të shtunë më 17 tetor në protestën, e cila është në ditën e pestë.Protesta studentore vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë.Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mobilizuar edhe forcat e RENEA-s.Tre autoblinda të RENEA-s po pozicionohen në krah të Kryeministrisë, ndërsa përballë saj ndodhen protestuesit.17/10/2026 • 19:00Kaos te Kryeministria, merr flakë një policKa eskaluar situata para Kryeministrisë, ku për shkak të sulmeve me molotovë dhe gurë nga ana e protestuesve, dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur.Njëri prej tyre është qëlluar me gur në kokë dhe ka mbetur i gjakosur, ndërsa një tjetër ka marrë flakë si pasojë e një molotovi.Prej shumë orësh tashmë, situata mes palëve mbetet tejet e tensionuar, ndërsa nuk kanë munguar të lënduarit dhe të plagosurit.17/10/2026 • 18:02Protesta del jashtë kontrollit, policia mësyn me furgonë drejt protestuesvePas një situate që po dilte jashtë kontrollit, policia ka ndërmarrë një operacion me një numër tejet të madh forcash policie që kanë mësyrë drejt protestuesve.Disa furgona policie të mbushur me efektivë brenda tyre dhe të tjerë me shkopa gome në duar kanë mësyrë duke bërë dhjetëra shoqërime.Nga ana tjetër në një pjesë të gjelbëruar mes Piramidës dhe Kryeministrisë një burrë duket në gjendje të rëndë shendetësore. Po i bëhet masazh kardiak për ta rikthyer ne kushte optimale.E gjithë kjo ngjarje po zhvillohet në sytë e drejtorit të Policisë së Shtetit, Skender Hita, i pranishëm në bulevard.Një vajzë gjithashtu është në vështirësi fizike dhe po merr ndihmën e parë nga të pranishmit.17/10/2026 • 15:52Bllokimi i ambulancës gjatë protestës, reagon QKUM: Ambulancat janë në shërbim të qytetarëve, pengimi rrezikon jetën e tyreQendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka dal këtë të shtunë me një deklaratë për mediat pas incidentit gjatë protestës në Tiranë, ku raportohet se një ambulancë u bllokua nga disa protestues.QKUM sqaron se Urgjenca Mjekësore dhe ambulancat kanë një mision të vetëm, ofrimin e ndihmës mjekësore dhe shpëtimin e jetëve, duke i ardhur në shërbim çdo qytetari.Lajmi i plotë këtu:17/10/2026 • 15:29Tensionohet situata në bulevard, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesveMenjëherë pasi u larguan nga sheshi përpara Ministrisë së Arsimit, rreth orës 15:15, protestuesit mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku nisën të sulmonin me gurë dhe sende të tjera efektivët e policisë të vendosur në bulevard.Policia u kundërpërgjigj menjëherë duke përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, gjersa sot vërehet pjesëmarrje më e madhe e protestuesve.17/10/2026 • 15:14Molotovë, gaz dhe ujë me presion, tensione e përplasje në protestë, marshojnë drejt kryeministrisëPërplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë para Ministrisë së Arsimit janë përshkallëzuar, me përdorimin e gazit, ujit me presion dhe hedhjen e gurëve e molotovit.Sipas A2 CNN, në radhët e protestuesve ka edhe të mitur dhe të rinj në moshë të vogël, disa prej të cilëve janë parë duke hedhur gurë në drejtim të policisë.Dy autobotët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar përballë turmës, ndërsa efektivët kanë avancuar disa herë për të zmbrapsur protestuesit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ngrenë dyshime edhe për përdorimin e armëve me plumba gome, por kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht.Aktualisht protestuesit të shtuar në numër po zhvendosen nga Ministria e Arsimit dhe po shkojnë drejt kryeministrisë.17/10/2026 • 15:07“Fluturimet vijojnë normalisht!” Aeroporti i Tiranës del me njoftimAeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se puna në këtë aeroport vijon normalisht dhe në kapacitet të plotë, duke përgënjeshtruar informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për funksionimin e tij.Në një njoftim në Facebook, aeroporti bën me dije se të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, po kryhen sipas orareve të paracaktuara dhe se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve.Lajmi i plotë këtu:17/10/2026 • 14:24Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gome View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)Gjatë tensioneve të shënuara ditën e sotme të protestës, ajo çfarë është deklaruar nga një protestues është se ka pësuar një goditje që ai pretendon se është bërë me plumb gomë. Ai thotë së është qëlluar nga ana e policisë në kraharor.Policia ndërkaq pretendon se plumbat janë plumba shpërqendrues, raporton euronews.al.17/10/2026 • 14:07Aeroporti mohoi fikjen e dritave, por Berisha e përmend sot: Dyshova se ia mbathi RamaEdhe pse aeroporti i Rinasit ka mohuar ndërprerjen e energjisë, kreu demokrat Sali Berisha tha se sot se dyshoi se kryeministri Edi Rama mund të ishte larguar nga vendi. Në përgjigje të një qytetari në rrjetet sociale, kreu i selisë blu tha se kishte marrë mesazhe për fikjen e dritave jashtë dhe brenda aeroportit.Lajmi i plotë këtu:17/10/2026 • 13:45Përshkallëzohet situata në Tiranë, Policia gjuan me plumba gome?Situata në protestë ka përshkallëzuar masivisht teksa policia ka nisur të gjuajë me plumba gome drejt protestuesve.Raportimet nga terreni zbulojnë se një prej efektivëve i vendosur pranë Ministrisë së Arsimit ka qëlluar me një pushkë të posaçme për plumba gome drejt qytetarëve në protestë, raporton BalkanWeb.17/10/2026 • 13:07Tym e flakë para Ministrisë së Arsimit, studentët bllokojnë rrugën, policia hedh gaz lotsjellësKanë nisur tensionet para Ministrisë së Arsimit. Situata është përshkallëzuar në tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.Protestuesit kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj, duke krijuar një lloj gardhi përballë efektivëve të policisë, duke tentuar të bllokojnë lëvizjen e forcave të rendit, raporton a2cnn17/10/2026 • 12:29Tensionohet situata te Ministria e Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinaveSituata para objektit së Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente, ndërsa koshat e mbeturinave janë përfshirë nga flakët.Ngjarja vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen në kryeqytet, ku në ditët e fundit janë regjistruar përplasje dhe dëmtime të pronës publike.17/10/2026 • 12:03Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptareËshtë tensionuar situata në Durrës, ku protestuesit sot në ditën e pestë të protestave kanë thyer edhe xhama të Postës shqiptare17/10/2026 • 11:47Protesta në Tiranë - nis grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, policia bën gati autobotetSot po mbahet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa pritet që në këtë mobilizim t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës, raportojnë mediat në Tiranë.17/10/2026 • 11:13Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, protestuesit thirrje kundër Ramës dhe BerishësKanë nisur grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, për protestën e pestë në vend.Gjatë grumbullimit ata kanë brohoritur sloganet “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.17/10/2026 • 10:0421 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit?Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.
17/10/2026 • 09:19Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përparaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shtunën në orët e mëngjesit ka vizituar një biznes të dëmtuar nga protestat, gjersa prezantoi ‘dritaren’ e re në E-Albania “Dëmi im”, ku bizneset mund t’i japin të dhënat për dëmet që u janë shkaktuar.Ai theksoi se respekton të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar, por nuk do të lejoj të rrezikohet e ardhmja e vendit.Lajmi i plotë këtu:Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shtunën në orët e mëngjesit ka vizituar një biznes të dëmtuar nga protestat, gjersa prezantoi ‘dritaren’ e re në E-Albania “Dëmi im”, ku bizneset mund t’i japin të dhënat për dëmet që u janë shkaktuar.Ai theksoi se respekton të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar, por nuk do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikoj të ardhmen e këtij vendi.17/10/2026 • 08:38Mëngjes i qetë në ShqipëriPas disa ditë të protestave, mëngjesi i së shtunës është i qetë në Shqipëri.Protestat e studentëve dhe të rinjve në Shqipëri kanë vazhduar për disa ditë radhazi, me tubimet kryesore të përqendruara në Tiranë. Protestuesit në ditët e kaluara janë mbledhur kryesisht në mesditë.Gjatë protestave janë regjistruar përplasje me policinë. Protestuesit kanë hedhur gurë, mjete piroteknike dhe në disa raste koktej molotovi, ndërsa janë dëmtuar hyrje institucionesh dhe objekte të tjera. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmave.16/10/2026 • 21:55Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata mes protestuesve dhe policisë para KryeministrisëPas 11 orësh tensione, përplasjesh dhe episodesh dhune në kryeqytet, mbrëmja ka sjellë një atmosferë krejt ndryshe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit dhe forcat e Policisë kanë dhënë sinjale të qarta për qetësim dhe dialog.Policia është tërhequr nga disa prej pozicioneve të mëparshme dhe ka vendosur kordonin e saj përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë vijuar qëndrimin në bulevard dhe përballë institucionit pa akte dhune dhe pa tentativa për përshkallëzim të situatës.Pamjet e orëve të fundit kanë sjellë një tablo krejt tjetër nga ajo e ditëve të kaluara. Në vend të përplasjeve, gurëve dhe gazit lotsjellës, protestues dhe efektivë policie janë parë duke komunikuar nga afër, në një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur një përshkallëzim të ri.Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte kur disa protestues u ofruan shishe me ujë efektivëve të Policisë që ndodheshin në shërbim në bulevard.Një tjetër episod domethënës ishte dhe komunikimi i drejtpërdrejtë mes drejtuesve të Policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, të cilët kërkuan të vijojnë protestën pa u përballur me dhunë.Gjatë bisedës, ata shprehën pakënaqësitë e tyre dhe apeluan për vetëpërmbajtje nga të dyja palët. “Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën, por të dëgjohemi. Nuk duam gjak dhe nuk duam një 1997 të dytë”, u shprehën protestuesit, duke theksuar se kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e protestës në mënyrë paqësore.Nga ana e tij, një prej drejtuesve të Policisë u bëri thirrje qytetarëve të shmangin çdo akt dhune, duke kërkuar që të mos sulmohen bizneset, institucionet shtetërore apo efektivët e rendit.Megjithëse uniformat blu vijojnë të mbajnë kordonin e sigurisë përpara Kryeministrisë dhe monitorojnë lëvizjet e protestuesve, situata në terren paraqitet e qetë.16/10/2026 • 18:37Elisa Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëveDeputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Elisa Spiropali, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e krizës politike dhe protestave që po mbahen prej katër ditësh në Tiranë, duke përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.Në një letër të gjatë të publikuar në Facebook, Spiropali i ka bërë thirrje Ramës që të dalë përballë qytetarëve, të marrë përgjegjësi politike dhe të mos mbështetet vetëm te shumica parlamentare.“Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, ka shkruar Spiropali.Lajmi i plotë16/10/2026 • 17:07Dhuna në protestë, pezullohen dy policë në TiranëDy punonjës të Policisë së Shtetit në Shqipëri janë pezulluar nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen duke tejkaluar kompetencat dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në një protestë në Tiranë.Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vendimi për pezullimin e menjëhershëm të dy efektivëve është marrë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.Lajmi i plotë: këtu16/10/2026 • 14:21Vajzat në rreshtin e parë të protestës, lidhen krah për krah para Ministrisë së ArsimitNjë formë e re proteste po zhvillohet këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, ku një grup vajzash janë vendosur në rreshtin e parë, të lidhura krah për krah me njëra-tjetrën. Të rreshtuara krah për krah, vajzat brohorasin njëzëri.Kjo është një skemë ndryshe nga ditët e tjera të protestës, pasi këtë herë vajzat kanë vendosur të jenë në krye të marshimit, duke brohoritur në drejtim të policisë: “Turp, turp!”, raporton euronews.al16/10/2026 • 14:00Protestat në Tiranë, Rama: S’ka forcë në botë që e rrëzon Shqipërinë më përtokëKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot sërish pas protestave në Tiranë.Rama në një postim në Facebook shkruan se s’ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë.Lajmi i plotë këtu: 16/10/2026 • 13:37“Djali im është me ju” – Kreu i FNSH-së në Tiranë debaton me protestuesit: Ju kam xhan, vetëm paqësishtGjatë protestës në Tiranë, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me protestuesit, duke shkëmbyer fjalë me ta dhe duke u bërë thirrje që gjithçka të zhvillohet në mënyrë paqësore.“Ju kam xhan, vetëm paqësisht”, i është drejtuar ai protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet.Artikullin e plotë e keni këtu16/10/2026 • 13:02Protestuesit drejt rrugës së Durrësit, disa prej bizneseve qëndrojnë hapur - por nxjerrin ‘truproja’ jashtë ambienteve të tyreNdërsa një pjesë e madhe e bizneseve përgjatë Rrugës së Durrësit janë mbyllur nga frika se mund të bien pre e sulmeve dhe shkatërrimit nga protestuesit, disa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë hapur.Por, këta të fundit kanë menduar edhe të marrin masa.Siç shihet nga pamjet në pjesën e jashtme të një prej bizneseve qëndrojnë tre persona, për të siguruar që protestuesit të mos e prekin. 16/10/2026 • 12:37Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, reagon zyra e OKB në TiranëKombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve. Në deklaratën e saj, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog, ndërsa vë theksin te respektimi i të drejtave themelore dhe proporcionaliteti në veprimet e forcave të rendit.Në reagimin e saj, organizata nënvizon rëndësinë e garantimit të së drejtës për tubim paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe dinjitetit të çdo personi.Lajmi i plotë këtu:16/10/2026 • 12:35Gjykata caktoi masat për protestuesit, flasin avokatët: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrjaAvokatët e disa prej protestuesve kanë folur pas dhënies së masave për 19 të arrestuarit e ditës së parë të protestës.Avokati Marash Logu shprehu se sipas tij e vetmja provë që prokurorja relatoi ishte pjesëmarrja në protestë që siç tha ai, nuk përbën vepër penale.Artikullin e plotë e keni këtu16/10/2026 • 12:21U bë simbol i revoltës - arrest shtëpie për Klevi MetajnKlevi Metaj, i riu i cili u bë simbol i protestës studentore, pasi u përballë me 6 efektivë policie është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.Ai ndodhet akoma në spital.Artikullin e plotë e keni këtu16/10/2026 • 12:06“Nuk ka kthim pas”, protestuesit thirrje policisë të heqin kapelat dhe të bashkohen me popullinStudentët, gjimnazistët dhe qytetarët që janë bashkuar në protestë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar në zonë.Gjatë marshimit, një qytetar ka dalë përballë efektivëve, duke u kërkuar të largohen dhe duke theksuar se përballë tyre janë fëmijë.“Ata nuk kanë më çfarë humbasin. Edhe ti nuk ke më çfarë humbet. Mjaft”, u shpreh ai, duke iu drejtuar punonjësve të policisë. Ndërkohë, protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të heqin kapelat dhe t’u bashkohen atyre, me mesazhin se protesta “nuk ka më kthim pas”, raporton A2cnn.16/10/2026 • 11:48Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëseNjë nxënëse ka mbetur e gjakosur në fytyrë në Lezhë, pasi është goditur nga një prej gurëve të hedhur nga protestuesit në drejtim të efektivëve të Policisë.Situata në Lezhë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa më herët janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, raporton tch. Ndërkohë, është bllokuar edhe rrethrrotullimi i Shkodrës.16/10/2026 • 11:25Të maskuar hodhën gurë drejt institucioneve publike në Korçë, arrestohen dy persona - 23 të tjerë procedohen penalishtDy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht pasi gjatë protestës në Korçë kundërshtuna punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike.Sipas një njoftimi për media të Policisë së Shtetit thuhet se gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike.Artikullin e plotë e keni këtu16/10/2026 • 10:51Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani dhe Korça, zgjohen me tensione, studentët dhe gjimnazistët në protestëLezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani dhe Korça janë zgjuar këtë të premte me protesta.Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë, raporton tch.16/10/2026 • 10:36Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë në Burrel, nisin shoqërimet e paraProtesta studentore dhe e të rinjve ka vijuar edhe në Burrel, ku tubimi ka nisur me tensione.Euronews.al njofton se të rinjtë u kanë vënë flakën disa degëve të pemëve në mes të rrugës, ndërsa më pas kanë nisur përplasjet me policinë, ku këta të fundit kanë nisur shoqërimet e para.Ndërkohë, pas këtyre veprimeve, protestuesit kanë kundërshtuar me forcë shoqërimin e tyre, duke shkaktuar përplasje të tjera me efektivët e policisë.16/10/2026 • 09:52Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugoreTensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë.Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e trotuareve. 16/10/2026 • 08:51“Dora e mbrapshtë që e ndjek Shqipërinë si mallkim që nga viti 1912”, Rama: Sa herë i afrohemi objektivit historik, këtu plas flaka“Dora e mbrapshtë që e ndjek Shqipërinë si mallkim që nga viti 1912”, Rama: Sa herë i afrohemi objektivit historik, këtu plas flakaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sërish i është drejtuar qytetarëve pas protestave të dhunshme në disa qytete të vendit, duke thënë se nuk do të përkulen përballë dhunë dhe do të dalin më të fortë, gjersa përsëriti se shkatërrimi i qytetit nuk mund të jetë nga dora e studentëve.Ai tha se kjo është dora e mbrapshtë që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim që nga viti 1912 dhe e se dinë shumë mirë prej kujt është, duke shtuar se është prej më shumë se 30 vitesh dhe mbështetet edhe nga duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë e qetë, të ecë përpara dhe që nuk duan Shqipërinë pjesë e familjes evropiane. Lajmi i plotë këtu:16/10/2026 • 07:46Policia e Tiranës: Ne nuk përdorim kavo metalike, u janë kapur katër të rinjve me maska që po shkonin për t’i goditur protestuesitPolicia e Shtetit, saktësisht Drejtoria e Policisë në Tiranë ka dalë me një njoftim pas publikimit të disa videove ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase si dhe pretendimet tjera se janë përdorur kavo metalike ndaj protestuesve.Po ashtu pas disa lajmeve që janë publikuar, Policia e Tiranës thekson se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqje.Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 23:52Berisha publikon pamje të të arrestuarve në komisariate: Torturë kolektive ndaj studentëveKreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar pamje që, sipas tij, tregojnë personat e arrestuar gjatë protestës, të cilët ndodhen në ambientet e komisariateve të policisë.Berisha i ka cilësuar pamjet si “torturë kolektive” ndaj studentëve të arrestuar, duke akuzuar autoritetet për trajtim çnjerëzor.“Pamje horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!”, ka shkruar Berisha krahas videos së publikuar.Deri në publikimin e këtij reagimi, në materialin e shpërndarë nga Berisha nuk paraqiten detaje të tjera që do të mundësonin verifikimin e pavarur të pretendimeve të tij për trajtimin e personave të arrestuar.15/10/2026 • 22:52Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohetIsh-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, komentoi situatën e krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, duke deklaruar se, në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm, mund të aktivizohen mekanizma të NATO-s.Deliu tha se në rast se situata në Shqipëri përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s, dhe Aleanca mund të ndërhyjë duke qenë se Shqipëria është vend anëtar.Lajmi i plotë15/10/2026 • 22:22Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA-së: Tregoni kujdes për sigurinë personaleAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun nga përshkallëzimi i protestave në disa qytete të Shqipërisë, ku janë regjistruar incidente të dhunshme, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përdorim i mjeteve ndezëse.Në një njoftim zyrtar, ambasada ka bërë të ditur se demonstrata po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, veçanërisht në qendrat e qyteteve dhe pranë ndërtesave qeveritare.Sipas njoftimit, disa prej protestave kanë degjeneruar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë përdorur mjete ndezëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private.Ambasada amerikane ka paralajmëruar se demonstrata të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për incidente dhe duke shkaktuar pengesa në qarkullimin rrugor.Ajo ka bërë të ditur se protestat mund të sjellin shtim të pranisë policore, devijime të trafikut dhe mbyllje të rrugëve përreth zonave ku zhvillohen tubimet. Për këtë arsye, ambasada ka udhëzuar personelin e saj që t’i shmangë të gjitha zonat e protestave.Në njoftim paralajmërohet gjithashtu për ndërprerje të mundshme ose kufizim të shërbimeve publike në të gjithë Shqipërinë, përfshirë transportin publik, zyrat qeveritare dhe shkollat.Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë, të shmangin demonstratat dhe të monitorojnë mediat lokale për zhvillimet e fundit. Po ashtu, i ka këshilluar që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth dhe të kenë një plan emergjence ose daljeje në rast rreziku.“Qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në vend të parë”, thuhet në këshillën e ambasadës amerikane.15/10/2026 • 20:05Vijojnë tensionet në protestë, digjet një kioskë tjetër në bulevardVijon të jetë e tensionuar protesta e nisur në Tiranë mëngjesin e së enjtes. Protestuesit janë grumbulluar në orët e mbrëmjes përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit aty ku i kanë vënë zjarrin disa kioskave në krah të bulevardit.Lajmi i plotë15/10/2026 • 19:11Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinëPolicia ka boshatisur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit, pasi ka ndërmarrë një inkursion ndaj tyre me makinën ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës. Protestuesit janë shpërndarë përgjatë bregut të lumit Lana, pranë Tajvanit.Lajmi i plotë15/10/2026 • 18:57Berisha ultimatum RamësKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar se asnjë veprim i qeverisë nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore.Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve.Lajmi i plotë: Këtu15/10/2026 • 18:37OVL-UÇK: Askush nuk mund ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjetOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dënuar përdorimin e flamurit me simbolin e UÇK-së në akte vandalizmi, duke theksuar se ky simbol nuk duhet të lidhet me dhunën, shkatërrimin apo plaçkitjet.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, OVL-UÇK ka thënë se flamuri i UÇK-së përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar përmes sakrificës.LAJMI I PLOTË Me flamurin e UÇK-së në ballinë, Blick përshkruan protestat në Shqipëri, përmendet edhe Kosova Protestat në Shqipëri po marrin përmasa më të gjera, ndërsa pakënaqësia e të rinjve lidhet me perspektivat e dobëta të punësimit, problemet në arsim dhe akuzat për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit.Ky është raportimi që ka bërë Blick.ch në Zvicër, duke i dhënë fokus asaj se çka po ndodh realisht në shtetin shqiptar.Sipas analizës së mediumit zviceran, zemërimi i protestuesve, i cili fillimisht u shfaq edhe kundër ndërtimit të një resorti luksoz pranë lagunës së Nartës, ku jetojnë flamingot, tashmë është përqendruar edhe te qeveria shqiptare.Projekti turistik lidhet me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa investitorët kanë përfituar status të veçantë nga autoritetet shqiptare.Sipas të dhënave të përmendura në artikull, afro 18 për qind e shqiptarëve nën moshën 29-vjeçare janë pa punë. Historiani dhe eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing, vlerëson se tregu i punës në Shqipëri ofron mundësi të kufizuara për personat pa arsim të lartë, ndërsa vendet e punës në industri janë të pakta.LAJM I PLOTË15/10/2026 • 17:55Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin e venditPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestave dhe akteve të dhunës të ditëve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë të zgjedhin dialogun dhe maturinë.Në një nje video mesazh, kreu i shtetit theksoi se zëri i çdo qytetari, veçanërisht i të rinjve, duhet të dëgjohet, por nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e problemeve.Lajmi i plotë: Këtu15/10/2026 • 17:45Drejtori i Policisë së Shqipërisë: 71 policë të plagosur, Policia nuk tërhiqet, institucionet dhe qytetarët do të mbrohenDrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë për mediet tha sot se 71 punonjës të policisë kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.Në fjalën e tij, Hita tha se “pas maskave që udhëheqësin protestën nuk janë studentë, por individë të rekrutuar për qëllime të errëta të organizatorëve të vërtetë të kësaj proteste, brenda dhe jashtë vendit”.Sipas tij “nga të gjithë të ndaluarit natën e parë, asnjë nga personat nuk rezultoi student. Ndërsa në natën e dytë, një numër shumë i vogël ishin studentë”, raporton ATSh.“Për këdo që mendon se mund të imponojë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i qartë dhe i prerë: Policia nuk tërhiqet! Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me përpikëri dhe pa asnjë përjashtim”, nënvizoi kreu i Policisë së Shtetit.Hita tha se kushdo që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin.Ai gjithashtu u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mos lejojnë që nxënësit e gjimnazeve dhe studentët të përdoren apo të përfshihen në akte dhune të organizuar.15/10/2026 • 16:41MSH: 14 të lënduar gjatë protestës, 8 efektivë policie dhe 4 protestues marrin ende trajtim mjekësorMinistria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionin më të fundit mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës.Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, mes tyre 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.Aktualisht, në këtë spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie. Dy prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet nën monitorim intensiv.Gjithashtu, në spital po marrin trajtim mjekësor edhe 4 protestues, të cilët, sipas ministrisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.Sa u përket të miturve, njëri prej tyre është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm. Largimi është bërë i shoqëruar nga prindi dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor, me praninë e një psikologu.Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur vetëm një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.Informacioni i Ministrisë së Shëndetësisë i referohet situatës deri në orën 16:15.15/10/2026 • 16:13Familjarët i dërgojnë ushqim policit gjatë protestës në Tiranë, Rama publikon pamjet: “Respekt”Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku familjarët e një zyrtari policor kanë shkuar për t’i dërguar ushqim gjatë angazhimit të tij në detyrë.Pamjet janë publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku polici shihet duke takuar familjarët e tij gjatë protestës. Në video, ai shfaqet gjithashtu duke përqafuar një të mitur.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 16:04Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, mbyllet protesta në ElbasanPas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, protesta e zhvilluar në Elbasan është mbyllur.Gjimnazistë të qytetit bojkotuan mësimin këtë të enjte dhe u mblodhën në sheshin qendror të Elbasanit, në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.Protesta, e cila nisi si një tubim solidariteti, u përshkallëzua më tej, duke degjeneruar në akte shkatërrimi. Gjatë zhvillimeve, policia ndërhyri disa herë dhe shoqëroi disa persona.15/10/2026 • 15:34Ndalohen të mitur në Kukës gjatë protestës, Policia: Në komisariat do të shoqërohen në praninë e prindit dhe psikologutPolicia ka shoqëruar disa persona në Kukës pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës.Mes të shoqëruarve ka edhe të mitur, ndërsa sipas Policisë, ata nuk do të futen në ambientet e komisariatit pa praninë e prindit dhe psikologut.Autoritetet po vijojnë procedurat për dokumentimin e incidenteve të ndodhura në qytet.15/10/2026 • 15:29Mori plagë në kokë gjatë protestës, komandanti i forcave të rendit të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësoreKomandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore.Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 14:47Përfn pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruarPas rreth pesë orësh tensione dhe përplasjesh, protesta në qytetin e Korçës ka përfunduar. Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrje masive, ku krahas gjimnazistëve, iu bashkuan edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare.Gjatë protestës, disa prej akseve rrugore në qytet u bllokuan, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 14:37Protesta në Tiranë, dëmtohet dega e Credins BankProtestat në kryeqytetin shqiptar vijojnë mes tensioneve dhe përplasjeve. Protestuesit dëmtuan rëndë një degë banke.Protestuesit thyen xhamat e bankës, hynë në ambientet e brendshme dhe shkatërruan mobiliet dhe dokumentet. Ngjarja u shoqërua edhe me akte të tjera dhune dhe dëmtime të bizneseve e institucioneve në kryeqytet.Protestat lidhen me kërkesat për reforma në arsim, pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe akuzat për korrupsion. Autoritetet po vijojnë veprimet për identifikimin dhe procedimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës.15/10/2026 • 14:03Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me TiranënEdhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.Pas përfundimit të mësimit, një grup gjimnazistësh kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke dëmtuar kosha mbeturinash, stola dhe tabela. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin lulishtes përpara Bashkisë, raportojnë mediat në Shqipëri.15/10/2026 • 13:50BE-ja në Shqipëri reagon për protestën: Dhuna nuk ka vend në demokraciDelegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.Në një reagim publik, BE-ja në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj akteve të dhunës, duke theksuar se ato nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 13:24Protesta e studentëve përhapet në Shkodër, sulmohen godinat e PS dhe PDProtesta e studentëve është shënuar edhe në Shkodër, ku situata është tensionuar me sulme ndaj godinave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.Zhvillimi vjen në ditën e tretë të protestave të gjimnazistëve dhe studentëve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.15/10/2026 • 13:20E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në TiranëGjatë protestës së studentëve në Tiranë një e moshuar është shtrirë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të Policisë.Ngjarja vjen në një kohë kur protesta e studentëve po shoqërohet me tensione dhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa situata në Tiranë e qytete të tjera është e tensionuar.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 13:18Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit - ka të arrestuarTensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve në Korçë, ku situata është përshkallëzuar dhe protestuesit kanë goditur shefin e Komisariatit të Policisë.Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet “Lirojini!”, ndërsa raportohet edhe për persona të shoqëruar nga policia.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 12:50Berisha apel studentëve dhe nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuajKryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve të bojkotojnë mësimin.Në një konferencë për shtyp, kryedemokrati i kërkoi studentëve dhe nxënësve t’i bashkohen protestën për të ‘shpëtuar të ardhmen e tyre’.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 12:43Reagon ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëtaMinistrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar prindërve, në një kohë kur protestat dhe tensionet janë përhapur në disa qytete të vendit.Kumbaro thekson se arsimtarët janë në krye të detyrës dhe se mësimi vijon në shkolla, ndërsa u bën thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në situata të dhunshme.Artikullin e plotë e keni këtu15/10/2026 • 12:34Policia e Shtetit thirrje prindërve: Fëmijët të qëndrojnë larg situatave të dhunshme, siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkëtPolicia e Shtetit i është drejtuar me një apel prindërve dhe fëmijëve, duke kërkuar që të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.Në apel thuhet se siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 12:15A do të japë dorëheqjen pas protestave? Kryeministri Rama përgjigjet për “Reuters”Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” të enjten se nuk do të japë dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme, të cilat kanë hyrë në ditën e tretë radhazi. “Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne zhvilluam zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, u shpreh Rama në një përgjigje me shkrim për “Reuters”.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 11:55Situatë e tensionuar në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e BashkisëSituata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë.Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e Bashkisë, ndërsa po thyejnë xhamat dhe po hedhin kapsolla drejt godinës.Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa situata po monitorohet me dronë. Nga kjo situatë raportohet se një vajzë është plagosur nga gurët.15/10/2026 • 11:07Gaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestatProtestat e të rinjve për kushte më të mira në shkolla dhe universitete janë shoqëruar me përplasje me policinë, ndërsa situata është tensionuar në dy qytetet.Situata është përshkallëzuar gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe Korçë, ku janë shënuar përplasje me policinë dhe incidente në hapësirat publike.Lajmi i plotë këtu15/10/2026 • 09:47Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin, shkatërrojnë objektet në rrugë - nisin shoqërimet nga policiaGjimnazistët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe janë grumbulluar në sheshin qendror të qytetit në solidaritet me protestuesit e Tiranës.Sipas pamjeve, protesta ka degraduar në akte shkatërrimi, ku po dëmtohet gjithçka që u del përpara, ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para, raporton euronews.al15/10/2026 • 09:09Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit!Është anuluar seanca e Kuvendit të Shqipërisë e paraparë të mbahet sot për shkak të paralajmërimit për protestën e radhës, për të tretën ditë radhazi. 15/10/2026 • 09:00Pas protestës së dhunshme mbrëmë, nis pastrimi i rrugëve të TiranësPunonjësit e pastrimit kanë dal në terren që në orët e para të mëngjesit për të rikthyer normalitetin në kryeqytet.Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje nga puna e punonjësve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë dalë në terren pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.Lajmi i plotë këtu:15/10/2026 • 08:55Pas protestave në Tiranë, vjen reagimi i parë i Ramës: Kjo nuk është nga duart e studentëveKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së dhunshme gjatë dy ditëve të kaluara në Tiranë.Rama ka vizituar Kolegjin e Evropës që u dogj mbrëmë, gjersa tha se këto rrënoja nuk janë dhe nuk mund të jenë nga duart e studentëve.“Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës të Evropës së bashkuar që e hapëm në Shqipëri së bashki me udhëheqësit evropianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja, janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt”, tha Rama.Lajmi i plotë këtu:14/10/2026 • 23:33Demo: 51 efektivë të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës në TiranëMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka bërë të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së regjistruara në Tiranë.Përmes një postimi në Facebook, Demo ka njoftuar se disa prej efektivëve të lënduar ndodhen në Spitalin Universitar të Traumës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.14/10/2026 • 22:19Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës - plagosen 5 protestues dhe 1 kalimtarSipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.14/10/2026 • 21:42Protestuesit i vënë zjarrin Kuvendit, reagon Niko Peleshi: Dhuna nuk i shërben asnjë kauzeKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesit kanë hyrë në objektin e Kuvendit dhe i kanë vënë zjarrin.Peleshi në postim në Facebook ka thënë se “vandalizmi s’ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike”.Peleshi u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrja për dhunë.14/10/2026 • 21:34Flakët para ministrive - reagon ministri Demo: Kush i ka porositur, i ka bërë llogaritë gabimMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka reaguar pas skenave të dhunës të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shoqërua me incidente dhe dëmtim të pronës publike e private.Përmes një postimi, Demo ka akuzuar aktorë politikë për shfrytëzimin e protestës së studentëve, duke pretenduar se ngjarjet e ditëve të fundit janë nxitur nga persona që synojnë të krijojnë pasiguri në vend. Në fund të reagimit, Demo u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës për durim, duke këmbëngulur se dhuna nuk do ta kthejë vendin prapa.14/10/2026 • 21:05Policia e Shtetit: 14 policë të lënduar gjatë protestës, 35 persona të shoqëruarPolicia e Shtetit ka njoftuar se 14 punonjës policie janë plagosur si pasojë e sulmeve që kanë vijuar për disa orë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.Përmes një reagimi zyrtar, Policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna dhe të ndalojnë sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore.“Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas”, njofton policia.14/10/2026 • 20:55Tensione në Tiranë, sulmohet Komisariati nr. 2, policët qëllohen me mjete të fortaSituata është tensionuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku protestuesit kanë sulmuar ambientet e Komisariatit nr. 2 të Policisë, duke i vënë flakën edhe oborrit të institucionit.Gjatë incidenteve, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët po qëllohen edhe me mjete të forta.Ngjarja ka përshkallëzuar situatën në zonë, ku përballja mes protestuesve dhe forcave të rendit vijon në kushte të tensionuara.14/10/2026 • 20:54Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësoreNjë grup protestuesish kanë rrethuar një grup të vogël efektivësh policie pranë Sheshit Skënderbej, duke i sulmuar me sende dhe gurë.Gjatë incidentit, njëri prej efektivëve është goditur në mushkëri dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.14/10/2026 • 20:10Protestuesit sulmojnë xhamat e qendrës tregtare pranë Kalasë së TiranësProtestuesit kanë sulmuar xhamat e një qendre tregtare pranë Kalasë së Tiranës, duke thyer xhamat e godinës. Ata kanë thyer xhamat e jashtëm të qendrës tregtare. Pas incidenteve, në zonë ka ndërhyrë policia.Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje dhe akte dhune në disa zona të Tiranës.14/10/2026 • 19:55Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinësProtestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private.Protestuesit u zhvendosën në orët e pasdites përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake.14/10/2026 • 19:38Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisëProtestuesit u vendosën mbrëmjen e së mërkurës para Parlamentit aty ku policia ka krijuar një gardh me qëllim që të mos lejojë turmën të hyjë në institucion.Drejt kordonit të policisë protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe bomba molotovi.14/10/2026 • 19:23Protestuesit shkatërrojnë dhe djegin bizneset te Kullat BinjakeProtesta vijon e dhunshme pas thuajse 9 orësh, teksa në këtë moment të rinjtë janë zhvendosur në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pasi hapen derën e godinës së kryesisë së Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, protestuesit i janë drejtuar edhe bizneseve në katin e parë të Kullave Binjake.Është sulmuar dhe i është vënë flaka filialit të një kompanie sigurimesh, gjithashtu edhe një restorant pranë.14/10/2026 • 18:57Tensione pranë Kryeministrisë, i vihet flaka një biznesi te dy kullat përballë PiramidësSituata vijon të jetë e tensionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa një biznesi privat në dy kullat përballë Piramidës i është vënë flaka.Flakët e mëdha dhe shtëllungat e tymit kanë përfshirë katin e parë të dy kullave, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.14/10/2026 • 18:33Protestuesit dëmtojnë godinën e Kryesisë së KuvenditSituata në protestën e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar pasditen e kësaj të mërkure, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë me intensitet të lartë pranë godinës së Kryeministrisë. Së fundmi, kanë marrë flakë pemët brenda perimetrit të gardhit mbrojtës të Kryeministrisë, ndërsa në zonë janë përhapur tymi dhe flakët. Përplasjet janë shtrirë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Raportohet se protestuesit kanë dëmtuar godinën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa më herët janë raportuar dëmtime edhe në ambientet e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme.14/10/2026 • 18:07Përshkallëzohet protesta në Tiranë, u vihet flaka pemëve pranë KryeministrisëProtesta që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë vijon mes tensioneve të larta, ku raportohet për hedhje të koktejeve molotovi dhe djegien e një peme në afërsi të godinës qeveritare.Gjatë protestës, disa prej protestuesve dëgjohen duke brohoritur “Digje, digje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar.Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa efektivët e Gardës së Republikës po hedhin ujë në drejtim të pemëve të përfshira nga flakët, në përpjekje për të shuar zjarrin.14/10/2026 • 17:552 policë të lënduar po marrin trajtim në urgjencë, 3 protestues pas mjekimit kanë dalë nga spitaliQendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me situatën shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës, duke konfirmuar se nuk ka asnjë humbje jete dhe se të gjithë personat e prekur janë në gjendje të mirë.“Në QSUT po marrin aktualisht trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie, koshient të gjithë, gjendja shëndetësore e mirë.”Sipas njoftimit zyrtar për shtyp të institucionit shëndetësor, një pjesë e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar tashmë nga ambientet e spitalit.“3 protestues kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.”14/10/2026 • 17:55Begaj reagon për tensionet gjatë protestave: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisëPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.Përmes një mesazhi publik, Begaj theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, duke nënvizuar se dhuna dhe përdorimi joproporcional i forcës nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike.14/10/2026 • 17:30Situatë e tensionuar, protestuesit hedhin gurë drejt KryeministrisëVijojnë tensionet gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë pranë Kryeministrisë.Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.14/10/2026 • 16:56Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave, policia përdor gaz lotsjellësSituata në Tiranë është tensionuar gjatë protestës në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë hapur dyert e Ministrisë së Financave dhe, sipas raportimeve i kanë vënë flakën godinës.Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.14/10/2026 • 16:49Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik KombëtarSituata nga protesta në Rrugën e Durrësit ka marrë përmasa të tjera duke marr flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik.Kjo ndodhi në momentin kur protestuesit u spostuan pranë sheshit “Skënderbej”. Këta të fundit morën stola plastikë dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës duke sjellë kështu dhe përshkallëzimin e situatës.14/10/2026 • 16:48Në protestat në Tiranë shfaqet edhe flamuri i UÇK-sëKrahas flamujve kombëtarë shqiptarë, në protestat që po zhvillohen në Tiranë është parë edhe prania e simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Protestat në kryeqytetin shqiptar kanë vijuar edhe sot, ndërsa mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjendjes në arsim.14/10/2026 • 16:21Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka institucionit financiarGodina e një institucioni financiar privat në Rrugën e Durrësit, e cila u sulmua të martën dhe u plaçkit, u përfshi nga flakët pasditen e të mërkurës. Flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe godina të tjera aty pranë si Ambasada e Vatikanit apo edhe pallate banimi e biznese.Më parë edhe godina e Ministrisë së Arsimit u sulmua molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë.14/10/2026 • 15:18Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforëtTensionet gjatë protestës studentore në Tiranë janë përshkallëzuar më tej. Përveç përplasjeve me policinë, goditjeve me objekte, një grup protestuesish në Rrugën e Durrësit kanë nisur të shkatërrojnë edhe sinjalistikën rrugore në kryeqytet.14/10/2026 • 14:58Situatë e tensionuar në Tiranë - protestuesit hedhin gurë, Policia topa ujiPo vazhdon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.Derisa protestuesit po vazhdojnë të protestojnë duke hedhur gurë dhe gjësende tjera në drejtim të Policisë, këta të fundit po hedhin ujë me presion ndaj protestuesve. Më parë, protestuesit ia vunë flakën ballkonit të Ministrisë. 14/10/2026 • 14:49Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësoreMinistria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së kësaj të mërkure, për mjekim janë paraqitur katër protestues dhe një efektiv policie, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas njoftimit, në SUT është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore
14/10/2026 • 14:43Situatë e tensionuar, zjarr në ballkonin e Ministrisë së ArsimitPo vazhdon situatë e tensionuar në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Gjatë protestës është vënë zjarr në ballkonin e Ministrisë së Arsimit. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. 14/10/2026 • 14:33Situatë e tensionuar, hidhet gaz lotsjellësPo vazhdon situatë e tensionuar në protestën e studentëve në Tiranë, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.Mediat në Shqipëri raportojnë se protestuesit janë detyruar të largohen përkohësisht me vrap për shkak të gazit lotsjellës dhe përplasjeve të krijuar përgjatë perimetrit të tubimit14/10/2026 • 14:28Foto nga protestaPo vazhdon me tensione protesta e studentëve në Tiranë. Dsa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.Po ashtu një grup i të rinjve kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave.14/10/2026 • 14:24Protestuesit përzënë Edi Palokën, ujë drejt deputetit të PD-së: Rama në burg, Berisha në burgPjesë e protestës në rrugën e Durrësit kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike.Edi Paloka është përballur me protestuesit, teksa këta të fundit kanë tentuar ta përzënë, raporton tch.Ata bënin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” përpara tij, ndërsa në momentin e largimit, Paloka është lagur edhe me ujë. 14/10/2026 • 14:21Protestuesit sulmojnë një bankëPo vijojnë në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, me demonstruesit që po sulmojnë godinën me mjete të forta dhe kokteje molotov.Në zhvillimin e fundit, protestuesit i kanë vënë flakën kabinës së rojeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit.Ndërkohë, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll, raporton a2cnn.14/10/2026 • 13:16“Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm”, Delegacioni i BE reagon për protestatDelegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve dhe përplasjet me forcat e Policisë së Shtetit.Delegacioni thotë se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve, shkruan A2cnn.Për këtë arsye, kërkon që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa rastet e raportuara të hetohen me përparësi.14/10/2026 • 13:02Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivëtPolicia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestën studentore në Tiranë të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas policisë, po sulmojnë punonjësit e saj dhe po dëmtojnë pronën publike e private.Në një apel drejtuar protestuesve, Policia thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por nënvizon se dhuna ndaj efektivëve, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.Lajmi i plotë këtu:14/10/2026 • 12:43Të rinjtë i vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyn PoliciaSituata para Ministrisë së Arsimit vazhdon të jetë e tensionuar pasditen e sotme, teksa një grup të rinjsh kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave.Protesta është shoqëruar me tensione dhe tym e zjarr në rrugë, raportojnë mediat në Shqipëri.Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje për të shuar flakët, për të rikthyer rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.14/10/2026 • 12:06Studentët shkulin kangjellat e hekurit përpara Ministrisë së Arsimit dhe gjuajnë me mjete piroteknikeEnde pa nisur protesta e thirrur në ora 14:00 ka nisur grumbullimi i studentëve.Po ashtu mediat në Shqipëri raportojnë për tensione para Ministrisë së Arsimit.Studentët kanë shkulur kangjellat e hekurit përpara godinës, ndërsa kanë goditur edhe derën e godinës, përfshirë edhe mjetet piroteknike. Ndërkohë, forcat policore janë rreshtuar pas derës së Ministrisë.14/10/2026 • 12:03Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë!Studentë, të rinj dhe gjimnazistë të shumtë janë ngritur në protestë edhe këtë të mërkurë një ditë pas tensioneve të regjistruara para Ministrisë së Arsimit. Por protestuesit sot kanë vendosur të nisin protestën më herët dhe nga universitete të ndryshme të Tiranës kanë dalë në rrugë dhjetëra të rinj, ndërkaq shihen edhe forca të shumta policie në terren

