Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Protesta e flamingove u mor peng nga politika”, Mahmutaj: Të hetohen financimet dhe ndërhyrjet e huaja


TIRANË– Gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar protestat e njohura si “protesta e flamengove” në Zvërnec, duke deklaruar se  kjo lëvizje është devijuar nga qëllimi fillestar dhe është shfrytëzuar nga aktorë politikë brenda dhe jashtë vendit.

TIRANË– Gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar protestat e njohura si “protesta e flamengove” në Zvërnec, duke deklaruar se kjo lëvizje është devijuar nga qëllimi fillestar dhe është shfrytëzuar nga aktorë politikë brenda dhe jashtë vendit.

“Protesta e flamingove që fillimisht nisi si një lëvizje qytetare dhe që gjeti mbështetje mbarë shqiptare qoftë nga shqiptarët brenda Shqipërisë, qoftë nga diaspora u kompromentua në dy drejtime. Atëherë le të themi në dy drejtime të ndryshme, një nga brenda dhe një tjetër nga jashtë. Nga brenda dihet ishte Sali Berisha me grupin e tij. Domethënë pasi i futi i përzieu tek protestë tek protesta e flamingove ua hoqi qëllimin, ua hoqi le të themi atë objektivin që kishin ata, i ktheu në një protestë politike të rëndomtë dhe i katandis derisa tani nuk del më njeri të protestojë.

Kjo ishte numër njëshi. Kurse numër dyshi kjo ishte më e rafinuar dhe unë nuk mendoj që pjesa më e madhe e atyre të cilët organizonin protestën ta kenë pasur idenë që shërbimet ë e vendeve dashakeqe përfshi dhe Iranin të kenë futur hundët aty duke ë duke kompromentuar disa prej…le të themi prej drejtuesve apo prej organizatorëve të protestës, të cilët ndryshuan ë menjëherë agjendën dhe nuk kishim të bënim me një protestë për mbrojtjen e flamingove dhe për anulimin e investimit strategjik nga familja Trump në Zvernec, por kemi një protestë e cila ndryshoi totalisht dhe u kthye në një protestë, një protestë politike, një protestë që e kërkonte ë fillimisht kërkoi Rama në burg, Berisha në burg dhe tani mbeti vetëm Rama në burg, sepse Berisha ndërhyri me ato qarqet dhe me ato makinacionet e tij. Pra, protesta e Zvërnecit e humbi atë legjitimitetin, e humbi atë, le të themi, mënyrën për çfarë u organizua, humbi gjithçka sepse u kompromentua. Tani shërbimet e vendeve dashakeqe, këto raste presin që shqiptarët të ngrihen. Ata thjesht duan të destabilizojnë dhe duke keqpërdorur disa nga organizatorët apo disa nga pjesëmarrësit e protestave atëherë ata e ndryshuan totalisht, e kthyen në një protestë të dhunshme dhe u përpoqën me çdo kusht të destabilizonin Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Mahmutajt, protesta nisi si një nismë qytetare për mbrojtjen e flamingove dhe kundërshtimin e investimit strategjik në Zvërnec, por më pas u përfshi nga politika, duke humbur legjitimitetin dhe mbështetjen fillestare.

Ai pretendon se një rol në këtë proces ka pasur Sali Berisha dhe grupimi i tij politik, të cilët, sipas tij, e zhvendosën protestën nga kauza mjedisore drejt një përballjeje të zakonshme politike. Mahmutaj ngriti gjithashtu dyshime për ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm, përfshirë shërbime të vendeve që ai i cilësoi si dashakeqe ndaj Shqipërisë.

Sipas tij, disa prej organizatorëve mund të jenë ndikuar ose përdorur për të ndryshuar agjendën e protestës dhe për ta kthyer atë në një lëvizje me synime destabilizuese.

Duke komentuar raportimet për vendimin e gjykatës në Kajro dhe përfshirjen e disa organizatave në listën e organizatave terroriste në Egjipt, Mahmutaj u shpreh se autoritetet shqiptare duhet të verifikojnë çdo dyshim për lidhje organizative, financiare apo koordinim të mundshëm mes këtyre strukturave dhe protestave në Tiranë.

Ai përmendi në këtë kontekst edhe emrin e Muhamed Murtezit nga Shkupi, duke theksuar se përfshirja e një personi me funksione publike në Maqedoninë e Veriut në protestat e dhunshme në Tiranë duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.

Në përfundim, Mahmutaj theksoi se protesta e flamingove ka humbur qëllimin për të cilin u organizua. Sipas tij, ajo nisi si një kauzë për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërshtimin e një investimi në Zvërnec, por përfi duke u shndërruar në një protestë politike.

Ai nënvizoi se protestat e dhunshme, shkatërrimi i bizneseve, dëmtimi i institucioneve dhe përplasjet me policinë nuk prodhojnë vetëm regres për vendin./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet