Protesta Policia bën me dije se mes të arrestuarve është edhe një i mitur 15-vjeçar, ndërsa ka vendosur gjithashtu 44 gjoba administrative, dy prej të cilave në vlerën 500 mijë lekë. Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë protestës së organizuar ditën e djeshme në Tiranë. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është edhe një i mitur 15-vjeçar, ndërsa ka vendosur gjithashtu 44 gjoba administrative, dy prej të cilave në vlerën 500 mijë lekë.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimet lidhen me dëmtimin e pronës publike, goditjen e një punonjësi policie dhe veprime të tjera të dyshuara të kundërligjshme gjatë tubimit.
Konkretisht, një 33-vjeçar dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ndërsa një 23-vjeçar akuzohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat. Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar edhe një 15-vjeçar, i cili akuzohet për disa vepra penale, përfshirë prishjen e rendit dhe qetësisë publike, pengimin e qarkullimit dhe mosbindjen ndaj urdhrave të policisë.
"Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.
Vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;
-I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës;
-Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.
Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht.
Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.protestat ne tirane gjobitje gjate protestave Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksidenti në Thumanë-Fushë Krujë, viktimë këngëtari i muzikës popullore mirditore 15 Nëntor 2026, 08:0808:08Kronike Ndrangheta e shekullit XXI: Ekspertë, kriptomonedha dhe inteligjencë artificiale! 14 Nëntor 2026, 22:4422:44Kronike Skandali me tjetërsimin e pronave në Fier, gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës dhe 2 të tjerë 14 Nëntor 2026, 20:3220:32Kronike Tjetër aksident i rëndë në vend/ Përplasen dy makina në Qukës-Prrenjas, një person i plagosur 14 Nëntor 2026, 18:5818:58Kronike “Kisha borxhe për të shlyer”/ U kap me kokainë dhe heroinë në makinë, 18-vjeçari shqiptar dënohet në Francë 14 Nëntor 2026, 17:5017:50Kronike Tritoli në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohen 2 të shpallurit në kërkim; zbardhet roli i tyre 14 Nëntor 2026, 16:2716:27Kronike

