25 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. Konkretisht bëhet fjalë për 9 policë, 13 protestues nga të cilët 3 të mitur, si edhe 3 kalimtarë. Në Spitalin e Traumës në Tiranë janë trajtuar 21 persona, mes tyre 8 efektivë policie, 10 protestues, përfshirë 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë. Dy prej tyre vijojnë të jenë të shtruar, një kalimtar në gjendje të qëndrueshme dhe si edhe protestuesi 21-vjeçar që u sulmua nga polici ndërsa qëndronte në këmbë te Rruga e Durrësit. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Të rinj, mos u bëni mburojë e dhunës! I riu po monitorohet nga neurokirurgët, por nuk paraqet rrezik për paralizë dhe aktualisht nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Për sulmin ndaj të riut, 2 efektivë policie janë pezulluar nga detyra. Në spitalin e Vlorës janë trajtuar një efektiv policie dhe 2 të mitur, ndërsa në Lezhë një e mitur. Të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali. SI.E./ReportTv.al spitali i traumes protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.1% Disi 3.6% Vota total: 3445 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
