Për ministrin e Brendshëm Ervin Demo, sot e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, u bënë bashkë politika më e vjetër që po jep shpirt e këtij vendi dhe duart dashakeqe të të huajve që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend që në qershor. Demo thotë se pas akteve të dhunës dhe flakëve që përfshinë institucionet shtetërore qëndron një skenar ogurzi për Shqipërinë, të cilin qeveria do ta çmontojë. Ai shkruan se kush i ka porositur këto akte i ka bërë llogaritë gabim, ndërsa thekson se autoritetet dinë shumë më tepër nga sa mund të bëjnë publike këtë mbrëmje. Reagimi i plotw i ministrit Ervin Demo LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, Rama te godina e djegur e Kolegjit të Europës: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private. Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë. U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja. Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri? Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju. Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë. Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student! Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim. Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës. SI.E./Shqiptarja.com TAG: ervin demo protestat kunder qeverise Komente Komento Leci: 15/10/2026 06:13 Hahzhahahaha hahahahaaahaa Përgjigju Tarrasi: 15/10/2026 06:00 Po mo shoku po prej jush lame Shqiperine dhe morrem rrugen e emigrimit servila hajdute vemje qe skeni te ngopur ishalla ne burger te gjithe majtas a djathtas hale Përgjigju Socialisti I zhgenjyer: 15/10/2026 01:13 Demo bej kujdes per veten tende mos te perfsh si shefi jot ne Hage per shkelje te te drejtave te njeriut.
Shefi Rami humbi dhe alibin se ai mban stabilitetn
USA DHE BE DO TA HEDHIN NE PLEHRA NUK JU DUHET ME ATA PO SHOHIN KE DO ZGJEDHIN PAS KETIJ Përgjigju xaxe: 15/10/2026 00:52 Ore zoteri te njejten gje tha Rama edhe ne qershor:"Shume shpejt publiku do mesoje se kush eshte mbas ketyre protestave". Asnjehere nuk dha fakte. Ky po perserit te njejten gje nderkohe qe lejojne qe Tirana te digjet. Kur e dinit qe ne Qershor se kush eshte mbas gjithe ketij terrori pse nuk i cmontuat por i lejoni ti bejne gjemen Tiranes? Mos kerko durim nga njerezit por garanto sigurine e rendit publik dhe prones private. Perndryshe jepni doreheqje te gjithe. Përgjigju Demokrati Vlore: 14/10/2026 23:23 Kur mendon qe nga kjo kerkon te vije PD ne pushtet me Brahimajt e Vlores qe gjithe jeten dhe ne komunizem dhe ne demokraci kane qene spiuna eshte kuje e madhe Përgjigju Beni: 14/10/2026 22:39 Po Demo po,agjentet Iranian,vazhdoni me filmat ju. Përgjigju Egli: 14/10/2026 22:26 He ti do e cmontosh, une nuk kam dal asnjehere ne protesta, neser me ke aty poshte zyres O demo trimesha Përgjigju Durimi: 14/10/2026 21:46 Bjere dhe 1 here pate shikoshe ,policija i kape drejtesija e re i nxjere ,eshte Sali Berisha ai o budallenje. Përgjigju Freetrial: 14/10/2026 21:29 Blejani liçensen ministrit se ngeli version demo , dordomuz beji formalitetin Përgjigju Diku: 14/10/2026 21:23 Po ore pallosh, shovinizmi grek ka ardhur të merret me surratin tënd si petull Përgjigju Aliu: 14/10/2026 21:10 Ti o Demo duhesh damkos si kali o ndyresire rilindase Përgjigju Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 22.7% Jo 74.3% Disi 3.1% Vota total: 2762 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?
