Kryedemokrati, Sali Berisha ka sulmuar Arlind Qorrin duke e akuzuar për tensione dhe dhunë gjatë protestave në Tiranë. Në një konferencë për mediat, Berisha u ndal edhe te roli i PD-së në lëvizjet qytetare, duke pretenduar se demokratët kanë mbështetur protestat pa imponuar simbolet e tyre politike. Ai pretendoi se disa persona i kanë kthyer shpinën lëvizjes qytetare, ndërsa theksoi se PD-ja ka qenë e angazhuar në mbështetje të saj edhe në momentet më të vështira. “Por ky ritual përsëritej çdo ditë në një kohë kur bandat e Qorrit të Ramës, Arlind Qorrit terrorizon qytetin me grusht çdo natë: E viva, rroftë komunizmi!Ne i ndiqnim situatën, demokratët kanë qenë aty dhe kanë mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm.Projektonin me çdo kusht këta horra sulme ndaj demokratëve në protestë.Por kur merrnin paralajmërimin, u dështonin sulmet.Duhet t’i themi të vërtetat siç janë. LEXO edhe...Altin Ketro: Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton Disa prej tyre mbushën valixhet dhe ia mbathën, të damkosur do mbeten përjetë për thikat që i futën lëvizjes qytetare më madhështore në historinë e këtij vendi.E vetmja forcë politike, ua them unë ju këtu, që e mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të veten, ishte PD.Pa asnjë simbol të veten sepse respektoi me kod, siç e kërkon ligji moral, karakterin e saj rinor qytetar. Është e vetmja forcë politike që bëri me dhjetëra mbledhje për të mobilizuar mbëshetësit në atë protestë, edhe në ditët më të vështira.”, deklaroi Berisha. Berisha përmendi edhe protestat e zhvilluara në Astir, te Rruga e Shpresës dhe përpara Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se shumica e pjesëmarrësve në momentet me numër më të ulët protestuesish ishin demokratë që kishin protestuar prej muajsh. “E vetmja forcë politike, ua them unë ju këtu, që e mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të veten, ishte PD. Pa asnjë simbol të veten sepse respektoi me kod, siç e kërkon ligji moral, karakterin e saj rinor qytetar. Është e vetmja forcë politike që bëri me dhjetëra mbledhje për të mobilizuar mbëshetësit në atë protestë, edhe në ditët më të vështira. Është e vetmja forcë politike që edhe në momentet e shuarjes së saj, ato ku mbetën 100 apo 120 vetë, shumica ishin demokratë që kishin protestuar 420 ditë rresht në Astir. Ishin demokratë që kishin protestuar 333 ditë tek Rruga e Shpresës. Ishin demokratë që kishin protestuar 46 javë tek Bashkia e Tiranës. Në ka një mbiemër të dytë kjo parti, e ka protestë, po të kishte emër të dytë, Partia Demokratike e Protestës. Por ne e ndoqëm. Pse? Standardi moral është standardi i parë. Dhe njeriu, dhe forca politike, duhet të ketë trashëgiminë morale, , deklaroi Berisha. Në vijim kreu i PD-së kritikoi ata që sipas tij kërkojnë të përjashtojnë Partinë Demokratike nga protestat kundër qeverisë. Ai argumentoi se partia që drejton ka kundërshtuar ligjet e qeverisë përmes betejave parlamentare, protestave dhe çështjeve të dërguara në Gjykatën Kushtetuese. Ai akuzoi gjithashtu qarqe qeveritare dhe joqeveritare se po nxisin idenë se PD-ja dhe Partia Socialiste janë njësoj, duke e cilësuar këtë tezë si një përpjekje për dobësimin e opozitës. “Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj.Teza e cila bazohej në logjikën formale se njerëzit janë njëlloj në pamje, janë qenie që ecin në këmbë, me katër gjymtyrë, etj, etj. Por nuk ka mashtrim më të madh, më të turpshëm se sa të shtrosh këtë tezë. Së pari, është forma më e lartë e korrupsionit. Forma më e lartë e korrupsionit është kur fjala apo fjalia shpreh të kundërtën e asaj që është e vërtetë. Dhe kur krahason të pakrahasueshmet. Kjo është në distancë forma më e lartë e korrupsionit të gjuhës në radhë të parë.Dhe nga korrupsioni i gjuhës vjen korrupsioni i mendimit. Thua po, qenkan njëlloj., përfi Berisha. A.C/ReportTv.al arlind qori Partia Demokratike sali berisha Komento Komente Boti: 28/10/2026 14:08 Ja dhe njehere plaku mere ne ndihme te rames Përgjigju Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.3% Jo 22.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 3740 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
